Blogu

Panairi i librit 2023: Promovimi i botimit italisht të romanit “Simfonia e pambaruar” nga Grigor Banushi në stendën e Diturisë

Ditën e shtunë, në datën 18 nëntor, ne stendën e Diturisë ne Panairin e Librit, u promovua libri i Grigor Banushit, “Simfonia e pambaruar” e përkthyer ne italisht nga Giovanna Nanci dhe e botuar nga Besa Muçi editore, Livio Muçi ne Itali.

Takimi u moderua nga Fabbio Rocchi, kritik letrar, i cili vuri ne dukje vlerat e këtij romani, duke e konsideruar autorin, Grigor Banushi, një zbulim ne letërsinë europiane, gjë që e theksoi edhe botuesi italian, Livio Muçi.

Për veprimtarinë letrare të Grigor Banushit foli botuesi i Diturisë, Petrit Ymeri dhe shkrimtarja Diana Çuli.

Giovanna Nanci, duke folur për punën e saj, diskutoi për disa aspekte te vështira gjatë përkthimit, por që i kishin dhënë kënaqësi të veçantë gjatë punës.

#shtepiabotuesedituria#leximieshtenjeidefantastike#Sinfoniaincompiuta#Besamucieditore#fabbiorocchi#giovannananci#CreativeEurope4Books#effeemmeerre