E mbyllëm këtë projekt të Europes Creative me një nga takimet me të bukura, ku patëm mysafirë edhe aktorë te teatrit Metropol, që lexuan fragmente nga librat e projektit dhe ku, nxënësit e shkollës Partizani ne Tirane diskutuan për shume çështje, të letërsisë, të diskriminimit gjinor, të aktualitetit, të kurrikulave te letërsisë në shkollë.
Falënderojmë Drejtoren e QKLL, znj. Alda Bardhyli, për bashkëpunimin e pandërprerë, që ka qenë faktor edhe në rezultatet e bukura të këtij projekti.
Faleminderit gjithë përkthyesve të këtij projekti:
#dianaculi, #edonqesari#manielasota#greisaymeri#sokoldemaku#veneradomi#giovannananci#kujtimymeri#flaviakaba#AlbanaShala
Faleminderit gjithë lexuesve tanë, që na ndjekin në këto aktivitete dhe i lexojnë, komentojnë e diskutojnë këta libra te zgjedhur. Ne shpresojmë që të ushtrojnë ndikimin e duhur në formimin e tyre.
Faleminderit shtypit dhe gazetareve të kulturës që janë pranë nesh, në pasqyrimin e ngjarjeve letrare.
Dhe sigurisht, asgjë nuk mund të realizohej pa këtë staf të mrekullueshëm të Diturisë, që punon jo vetëm me profesionalizëm por edhe me pasion.
#shtepiabotuesedituria#CreativeEurope4Books#leximieshtenjeidefantastike#konferencepermbyllese#diskriminimigjinor

















