Blogu

Dita e dytë e festivalit Green

Ditën e enjte, më 16 nëntor, në orë 19:00, pas seminarit me përkthyes me temë “Letërsia e përkthyer për fëmijë e adoleshentë”, në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve (dita e dytë e Panairit të 26 të Librit, Tirana 2023) u zhvillua sesioni i dytë i Green Festival, pjesë e projektit EU “Ndryshimi i perceptimeve përmes letërsisë”. Me praninë e studiueses e përkthyeses italiane Ilide Carmignani, e ftuar speciale në Panair, si dhe të shumë përkthyesve, shkrimtarëve për fëmijë, studiuesve të letërsisë, botuesve, përfaqësuesve të institucioneve kulturore e arsimore dhe gazetarëve.

Ndër të tjera, në takim u shkëmbyen ide për hartimin e planeve promovuese të letërsisë në përgjithësi, e asaj për fëmijë në veçanti, si dhe për rëndësinë e inkurajimit dhe nxitjes së fëmijëve e të rinjve drejt librit (shkolla dhe mësuesit – një rol kyç në këtë proces).