Dituria

Book trailer: “Katitzi në gropën e gjarpërinjve” nga Katarina Taikon

Per te gjithe femijet qe personazhin e Katitzit e duan, sepse eshte aq zemermire, i ndihmon gjithmone te tjeret, pa le qe eshte edhe e guximshme (edhe kur bie ne gropen e gjarperinjve, shpeton), ja edhe traileri i librit! Konceptoi dhe realizoi: Jeta Hamzallari #katitzi4#Katitzinëgropënegjarpërinjve#CreativeEurope4Books#letersisuedeze#KatarinaTaikon#sokoldemaku https://fb.watch/khTHZHvZ0I/

Continue Reading →

Rosa Liksom/ NUK DUHET T’I BRAKTISIM RUSËT NË SFERËN E NDIKIMIT TË PUTINIT | Pena.al

Rosa Liksom/ NUK DUHET T’I BRAKTISIM RUSËT NË SFERËN E NDIKIMIT TË PUTINIT | Pena Letërsia, arti dhe shkenca kanë kapacitetin që t’i bashkojnë njerëzit për të ndërtuar ura drejt paqes… Në këtë shkrim, njëri nga një varg shkrimesh për luftën në Ukrainë, një artiste dhe shkrimtare finlandeze argumenton se lidhjet kulturore me Rusinë mbeten thelbësore. Rosa Liksom Artiste dhe shkrimtare finlandeze Linda dhe u rrita në pjesën perëndimore të Laponisë finlandeze. Meqenëse jetoja në afërsi me kufirin suedez arrita të merrja një kulturë dhe një këndvështrim liberal për botën. Si adoleshente, në vitet 1970, kaloja shpesh në Suedinë fqinjë, më...

Continue Reading →

RTSh/”Bibliotekë” nga Arta Marku: “Tri Rrëfenjat”, autor Umberto Eco dhe piktor Eugenio Carmi, përkthyes Edon Qesari

"Tre Rrëfenjat", autor Umberto Ekon dhe piktor, Euxhenio Karmin, përkthyes Edon Qesarin | Bibliotekë - YouTube “Një mëngjes të bukur u nisën nga toka, nga tri pika të ndryshme, tri rraketa. Në të parën ishte një amerikan, që fishkëllente tërë gaz një melodi xhazi. Në të dytën ishte një rus, që këndonte me zë të thellë “Vollga vollga”. Në të tretën ishte një kinez, që këndonte një këngë shumë të bukur, por dy të tjerët mendonin se stononte fund e krye. […] Pastaj zbriti nata. Rotull kishte rënë një qetësi e çuditshme, Teksa toka shndriste në qiell si të ishte...

Continue Reading →

Rekomandim: “Babai im nuk ka me frikë nga të huajt” dhe “Tri rrëfenja”

Prilli fillon me pushime per shkollen. Pushime te mbara femijeve dhe lexoni sa me shume libra Ne po ju rekomandojme dy libra per femijet e shkolles nentevjeçare: "Babai im nuk ka me frike nga te huajt" dhe "Tri rrefenja". Njeren nga keto rrefenja degjojeni te lexuar nga Jeta Hamzallari. #Libraperfemije#CreativeEurope4Books#shtepiabotuesedituria https://fb.watch/jIVJDWlgyv/

Continue Reading →

ExLibris.al/ Botim i ri nga Dituria: “Gruaja e Kolonelit” nga Rosa Liksom, përkthyer nga Kujtim Ymeri

Botim i ri nga Dituria: "Gruaja e Kolonelit" nga Rosa Liksom — ExLibris Përkthyer nga Kujtim Ymeri Pas romanit Kabina nr. 6, Rosa Liksomi vjen sërish në gjuhën shqipe me një tjetër roman: Gruaja e Kolonelit, një nga krijimet më të mirëpritura dhe më të diskutuara nga lexuesit finlandezë dhe të vendeve të tjera. Është rrëfimi retrospektiv i një dashurie dhe marrëdhënieve të ndërlikuara të protagonistes së romanit me partnerin dhe bashkëshortin e saj, në një sfond po aq të ndërlikuar shoqëror dhe historik të Finlandës në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo histori marrëdhëniesh herë të pakuptueshme e...

Continue Reading →

LABORATOR SHKRIMI/ “BABAI IM NUK KA MË FRIKË NGA TË HUAJT” shkon në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, në Vlorë

BABAI IM NUK KA MË FRIKË NGA TË HUAJT shkon në shkollën 9-vjeçare Ismail Qemali, në Vlorë Kur boton një libër, ke një lajm të mirë për të dhënë. Kur librin e merr në dorë lexuesi, lajmet e mira shumohen. Sot në Shkollën 9-vjeçare Ismail Qemali, në Vlorë nxënësit e klasave të dyta dhe të treta lexuan, interpretuan, folën dhe u argëtuan me personazhet e librit të Rafik Schami-ut, "Babai im nuk ka më frikë nga të huajt". Me një baba të fortë, "magjistar", që bën numra shpejtësie të papara dhe që, nga ana tjetër, u trembet të huajve... sidomos...

Continue Reading →

LABORATOR KRIJUES/ “TRI RREFENJA” shkon në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, në Vlorë!

Nxënësit e klasës së pestë së kësaj shkolle i bluan shumë në mendje këto vargje: - Po ç’është ajo hapësirë e hirtë, që mban gjëra bardhëlleme përsipër, pa pemë dhe e mbushur me kavanoza bosh?- pyeti xhuxhmaxhuxhi i tretë. Pasi kontrolloi, ZG-ja tha: - Janë fshatrat tanë. Po, e pranoj që kemi prerë ca si shumë pemë dhe njerëzit kanë zakonin e keq që të hedhin qese plastike, kuti biskotash dhe kavanoza me reçel… - Sa keq,- tha xhuxhmaxhuxhi i tretë. Dhe kishin shumë për të thënë, me gojë dhe vizatime, por gjëja që u pëlqeu më shumë, ishte të...

Continue Reading →

Intervistë e Rosa Liksomit për romanin “Gruaja e kolonelit”

https://fb.watch/jIWfv9ymqN/ Rosa Liksom në një intervistë për librin "Gruaja e kolonelit" - YouTube "Gruaja e kolonelit" Mbasi ta dëgjoni Rosa Liksomin në këtë intervistë për romanin "Gruaja e kolonelit", do të bindeni se është një roman fantastik për gruan, dashurinë, martesën, dhunën, luften, nazizmin, libër që duhet lexuar. "Ai që të do, ai të rreh" qenka nje shprehje që me sa duket, të gjithë dhunuesit e përdorin si argument universal. Por ky liber është më shumë sesa për një martesë të deshtuar. Sepse gruaja e kolonelit, personazh kryesor, është edhe vetë fajtore jo vetëm për fatin e martesës së saj...

Continue Reading →

Edon Qesari, përse zgjodha të përktheja librin “Tri Rrëfenja” të Ecos |RTSh, “Mirëmëngjes Shqipëri”

Edon Qesari, përse zgjodha të përktheja librin “Tri Rrëfenja” të Ecos |“Mirëmëngjes Shqipëri” - YouTube Përse zgjodha të përktheja librin: 'Tri rrëfenja" të Ecos? "Ishte një zgjedhje e bukur e Shtepisë Botuese Dituria, që prej kohësh boton të gjithë veprën e Ecos në shqip dhe unë isha krejt i gatshëm, nisur edhe nga dëshira e dashuria ime për Econ." Ndiqeni këtë intervistë të bukur të përkthyesit Edon Qesari për librin, autorin, pse duhet lexuar Tri rrefenjat dhe aktualitetin e temave te trajtuara. #CreativeEurope4Books#umbertoeco#edonqesari#intervistaRTSH#trirrefenja#Eugeniocarmi#librateilustruar#leximetekeshilluara#shtepiabotuesedituria#idualibrat#rtsh#miremengjesshqiperi

Continue Reading →