Dituria

“Le të takohemi e të flasim për tri libra”/ Takim ne nxënësit e shkollës Shaq Mazreku

Ne Durres, nje takim me femijet, nxenes te shkolles Shaqe Mazreku, per tri librat e botuar se fundmi nga Dituria. Kur femijeve u shkelqejne syte kur flasin per librat, ose kur pyesnin edhe per libra te tjere redaktoren e Diturise, Jeta Hamzallarin, qe i prezantoi librat, atehere thua sa te drejte kishte Ecoja kur shkruante: "Mos shpresoni të shpëtoni nga librat". Falemnderit lexuesve te vegjel dhe mesuesve te tyre: Merita Kërtusha dhe Afeida Rama. Sigurisht nuk munguan edhe 3 punonjëset e Bibliotekës për fëmijë të qytetit, Majlinda Gjini, Miranda Zaza, Entela Zerri. #babaiimnukkamefrikengatehuajt#katitzinegropenegjarperinjve#CreativeEurope4Books#trirrefenja

Continue Reading →

Posteri i takimit në Bibliotekën Publike të Durrësit, “Let të takohemi e të flasim për… tri libra”

Neser do te jemi ne Durres, ne nje takim me lexuesit e vegjel per t'u njohur e folur per tri libra te mrekullueshem qe kemi botuar se fundmi:#shtepiabotuesedituria #CreativeEurope4Books #babaiimnukkamefrikengatehuajt #trirrefenja ##katitzinegropenegjarperinjve #Rafikschami #UmbertoEco #katarinataikon #greisaymeri #Edonqesari #Sokoldemaku

Continue Reading →

Panairi “Kamza lexon”: Aktivitete për librat “Tri rrëfenja”, “Babai im nuk ka më frikë nga të huajt”, “Katitzi” dhe “Gruaja e kolonelit”

Sot ne #Kamzalexon ishim ne dy aktivitete, per librat per femije: "Tri rrefenja", "Babai im nuk ka me frike nga te huajt" dhe "Katitzi", tri histori plot optimizem per diskriminimin! Aktiviteti i dyte "Anatomia e nje martese", rreth librit te Rosa Liksomit u perqendrua te letersia finlandeze, dhe problemet e dhunes dhe autoritarizmit ne familje. #lexonimediturine#shtepiabotuesedituria#katitzinegropenegjarperinjve#babaiimnukkamefrikengatehuajt#CreativeEurope4Books#trirrefenja

Continue Reading →

Prezantim i librit “Babai im nuk ka më frikë nga të huajt” në shkollën “Sotir Gurra”, Korçë

Në shkollën Sotir Gurra, Korçë, perkthyesi dhe studiuesi Antonio Babliku, u prezantoi dhe diskutoi me nxenesit e klases se trete A te kesaj shkolle, me mesuese Xhensila Çoçin, per librin "Babai im nuk ka me frike nga te huajt", me autor Rafik Schami dhe perkthyese Greisa Ymeri Boehl. Falemnderit mesueses dhe shkolles per vemendjen qe i kushtojne librit. #shtepiabotuesedituria#kunderbullizmit#kunderdiskriminimit#babaiimnukkamefrikengatehuajt#CreativeEurope4Books

Continue Reading →

Konkurs esesh, frymëzuar nga libri “Tri rrëfenjat” i Umberto Ecos, në shkollën Sotir Gurra, Korçë

Në shkollën Sotir Gurra, Korçë, perkthyesi dhe studiuesi Antonio Babliku, u prezantoi dhe diskutoi me nxenesit e klases se peste A te kesaj shkolle, me mesuese Esmeralda Pela, per librin "Tri rrëfenjat", me autor Umberto Econ dhe perkthyes Edon Qesari. Falemnderit mesueses dhe shkolles per vemendjen qe i kushtojne librit. #shtepiabotuesedituria#kunderdiskriminimit#kunderbullizmit#trirrefenja#CreativeEurope4Books#tokeepasternjereztelumtur#kunderluftes#perpaqen

Continue Reading →

Dita botërore e librit me Katitzin!

23 Prill - Dita Boterore e Librit Libri u pelqen edhe femijeve me aftesi ndryshe, u pelqejne ngjyrat, iluastrimet, u pelqen zeri i ngrohte i Albanes qe ua shpjegon pa u lodhur dhe "goca e vogel" e librit me nje emer pak te veshtire, Katitzi, por me guxim dhe plot dashuri, siç duan te jene edhe ata! Te lumte Albana Nexhipi qe pervec se perkthyese dhe njeri i kultures, dashurine per librin e percjell pa rreshtur tek te tjeret! #Katitzinegropenegjarperinjve#CreativeEurope4Books@Katarinataikon #Sokoldemaku#albananexhipi#shtepiabotuesedituria#ShkollaLuigjGurakuqi#23prill#ditaelibrit#KlodianaDyrmishi

Continue Reading →

“Tri rrëfenja” nga U. Eco/Dita Botërore e Librit, 23 prill, në shkollën “1 maj”, Tiranë

Ne kuadrin e 23 prillit "Tri rrefenjat" "E mira, vlera e nje libri zbulohet kur ai lexohet" ka shkruar autori i tri rrefenjave, Umberto Eco. Ne Tirane, ne shkollen 1 Maji, ne klasen e peste, mesueset Engjëllushe Bajraktari, Aneta Mulla, Jurida Tavani, ne bashkepunim me psikologen Admira Beci, folen me femijet per disa tema te librit: kujdesin per planetin dhe ruajtjen e Tokes se paster, respektin per tjetrin dhe shpresen per te jetuar ne nje bote te qete e pa luftera. Femijet lexuan fragmente dhe vizatuan imazhe te bukura qe lidhen me keto tema te librit. #trirrefenja#UmbertoEco#CreativeEurope4Books#shkolla1maji#edonqesari

Continue Reading →

“Babai im nuk ka me frike nga te huajt”/ Dita botërore e librit në shkollën “1 maji”, Tiranë

Ne kuadrin e 23 prillit "E mira, vlera e nje libri zbulohet kur ai lexohet" ka shkruar Umberto Eco. Pas leximit te librit "Babai im nuk ka me frike nga te huajt", te Rafik Schami, ne shkollen 1 Maji, ne Tirane, mesuesja Manjola Kristani organizoi me femijet e klases se dyte diskutimin e nje teme te bukur qe lidhej ngushte me librin: sa i respektojme te tjeret, pse i duam njerezit dhe a jane te barabarte mes tyre ata, pavaresisht nga tiparet fizike te ndryshme? Femijet lexuan fragmente dhe vizatuan imazhe te bukura qe lidhen me keto tema te librit....

Continue Reading →