Vendosëm të shkojmë në shkollën "Ndoc Mazi" në Shkodër, pas intervistës, në një TV kombetar, të një nxënëseje-aktiviste që bënte thirrje për ndihmë për nxënësit në nevojë të kësaj shkolle. Midis të tjerave, ajo foli edhe për bibliotekën e shkollës, e varfër dhe pa botime të reja. Të ndihmosh me libra një shkollë, i bën mirë si librit edhe shkollës. Prandaj iu përgjigjëm menjëherë. Që nga dita e djeshme, 140 libra të rinj janë tashmë në raftet e bibliotekës së shkollës dhe në duart e nxënësve të “Ndoc Mazit”: libra me aventura, libra klasikë, libra që do t'u japin kënaqësinë...
“Tri rrëfenja” dhe “Babai nuk ka më frikë nga të huajt” në shkollën “Ndoc Mazi” në Shkodër