blogu

“Tri rrëfenja” dhe “Babai nuk ka më frikë nga të huajt” në shkollën “Ndoc Mazi” në Shkodër

Vendosëm të shkojmë në shkollën "Ndoc Mazi" në Shkodër, pas intervistës, në një TV kombetar, të një nxënëseje-aktiviste që bënte thirrje për ndihmë për nxënësit në nevojë të kësaj shkolle. Midis të tjerave, ajo foli edhe për bibliotekën e shkollës, e varfër dhe pa botime të reja. Të ndihmosh me libra një shkollë, i bën mirë si librit edhe shkollës. Prandaj iu përgjigjëm menjëherë. Që nga dita e djeshme, 140 libra të rinj janë tashmë në raftet e bibliotekës së shkollës dhe në duart e nxënësve të “Ndoc Mazit”: libra me aventura, libra klasikë, libra që do t'u japin kënaqësinë...

Continue Reading →

MCN TV: Përkthyesi Edon Qesari flet për “Tri rrëfenja” nga Umberto Eco

TRI RRËFENJA Librat e Ecos behen gjithnje e me aktuale, çka tregon edhe nje here per vizionin e pamat te ketij shkrimtari te madh. Ndiqeni perkthyesin Edon Qesari ne nje bisede interesante dhe erudite qe shkon pertej vellimit ne fjale: Pse "Tri rrefenja" eshte nje liber per te gjithe? Cili eshte konteksti i rrefenjave? Pse e shkroi Ecoja, shkrimtari, filozofi, semiologu i madh kete liber per femije te rritur dhe si u prit libri nga lexuesit dhe kritika? Dhe, me e rendesishmja, pse duhet lexuar sot nje liber i shkruar ne vitet 60 te shekullit te kaluar, edhe ne shkollen...

Continue Reading →

Laborator krijues: “Unë nuk kam frikë nga të huajt” në shkollën “28 nëntori”, Tiranë

Sot ishim ne shkollen "28 nëntori" ne Tiranë. Redaktorja e Diturise, Jeta Hamzallari, me mesueset Loreta Hasani dhe ato te klasave te treta, Katrinen, Enkelejden, Vitoren, se bashku me psikologen e dashur per femijet, Enerisen dhe punonjesen sociale te shkollës, Erminden, kishin organizuar qe me pare nje takim me nxenesit rreth librit "Babai im nuk ka me frike nga te huajt". Nuk ka takime me te bukura ku mund te flitet per dashurine per librin apo per nje liber konkret sesa kur libri eshte lexuar qe me pare nga femijet. "Babai im eshte emigrant dhe e pyeta nese trembeshin prej...

Continue Reading →

Qkll.gov.al: NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË, prezantimi i projektit letrar i shtëpisë botuese “Dituria”

NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË, prezantimi i projektit letrar i shtëpisë botuese “Dituria” – QKLL NDRYSHIMI I PERCEPTIMEVE PËRMES LETËRSISË quhet projekti i mbështetur nga platforma e Europës Krijuese, i cili u prezantua sot nga botimet “Dituria”, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ky projekt synon botimin e 10 veprave të rëndësishme europiane, shkruar nga autorë si Umberto Eco, Simone de Beauvoir, Rafik Schami etj., dhe përkthyer nga përkthyes me emër në letërsinë shqipe.

Continue Reading →