Përse e duan fëmijët një personazh kaq të njohur për ta, Katitzin?
Sepse tregimi për të rrjedh qartë e bukur, jeta e një vajze tetëvjeçare që i kalon vitet e para duke ndjekur një cirk, më pas në një jetimore dhe në fund në familjen e babait të saj rom, kur ai e merr për të jetuar me familjen.
Katitzi është e guximshme dhe i pëlqejnë aventurat. Zemra e saj e ndien shpejt çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Katarina Taikon e përshkruan jetën e Katitzit me prozë të thjeshtë: shoqet më të mira, drejtorja e jetimores, prifti, motrat e reja, babai, nëna e re.
Sigurisht, mund ta blini këtë libër për të folur për diversitetin, margjinalizimin, indiferencën; por mund ta merrni edhe vetëm për ta lexuar dhe për t’u kënaqur. Dhe më pas, kur të arrini në faqen e fundit, teksa do t’ju zërë gjumi pranë Katitzit, do ta kujtoni si një shembull dhe model per veten.
Moren pjese ne diskutim nxenesit e klasës V të Shkollës së Kuqe, të shoqëruar nga mësuesja e tyre Helena Ndreka. Takimin e hapi redaktorja Jeta Hamzallari nga Dituria qe u foli femijeve për botimet për moshen e tyre dhe nismën për të botuar disa nga librat e serisë Katitzi, për shkrimtarët e mëdhenj europianë e më gjerë dhe veprat kult që pasurojnë katalogun e DITURISË.
Znj. Håstad u tregoi fëmijëve për shkrimtaren Taikon dhe lidhjen e saj të ngushtë me personazhin e Katitzit, vajzën rome, e cila, perballe një jete të vështirë e skamjes, përherë gjeti forcën për të vazhduar përpara. Ajo ndau me ta edhe një sekret: ne moshë të hershme, vetë ajo ëndërronte gjithnjë të ishte ashtu çapkëne, me shpirt aventure, e bukur dhe e fortë si Katitzi.
Perkthyesja Albana Nexhipi diskutoi me fëmijët per çështje të bullizmit dhe të diskriminimit dhe të gjithë bashkë fëmijët ndanë përvojat e tyre:
shpesh, edhe ata vetë bëheshin objekt bullizmi dhe diskriminimi, për shkak të ngjyrës së lëkurës, veshjes, paraqitjes, gjendjes ekonomike etj.
Biseda e këndshme, që ndërpritej hera-herës nga pyetje plot kureshtje të fëmijëve, u mbyll me fjalën e z. Demaku, i cili me humor dhe profesionalizem u foli nxënësve për vështirësitë e kënaqësitë e perkthimit
që ai vetë kishte përjetuar teksa përkthente librat e serisë Katitzi të shkrimtares suedeze Katarina Taikon.
Në fund, disa foto te hareshme dhe premtimi se do të takoheshim sërish, për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe të tilla,
që edukojnë e ushqejnë ndjenjën e respektit dhe dashurisë për tjetrin, pavarësisht nëse është i ndryshëm nga ne.
#Katitzinegropenegjarperinjve#Shtepiabotuesedituria#Katarinataikon#CreativeEurope4Books#sokoldemaku#swedishliteratureexchange
Embassy of Sweden in Tirana @Swedish Literature Exchange



