Rosa Liksom në një intervistë për librin “Gruaja e kolonelit” – YouTube
“Gruaja e kolonelit”
Mbasi ta dëgjoni Rosa Liksomin në këtë intervistë për romanin “Gruaja e kolonelit”, do të bindeni se është një roman fantastik për gruan, dashurinë, martesën, dhunën, luften, nazizmin, libër që duhet lexuar.
“Ai që të do, ai të rreh” qenka nje shprehje që me sa duket, të gjithë dhunuesit e përdorin si argument universal. Por ky liber është më shumë sesa për një martesë të deshtuar. Sepse gruaja e kolonelit, personazh kryesor, është edhe vetë fajtore jo vetëm për fatin e martesës së saj por edhe për përfshirjen në lëvizjen naziste. Mbasi e lexon këtë liber mendon që pyetja themelore e romanit (që mbetet e hapur) është nëse një grua e tillë mund të falet apo jo.
Dhe të mbetet të reflektosh rreth faktit se sa herë një jetë mund të fillojë nga e para. Për ta thënë pa shumë fjalë, aftësia narrative ne këtë roman është e jashtëzakonshme. Gjithçka është ironi e ftohtë, shpesh e pakapshme.
Me titra ne shqip, përkthyer nga Kujtim Ymeri, intervistuar nga Claire Saint-Germain.
#FILI Finnish Literature Exchange #CreativeEurope4Books#shtepiabotuesedituria#autorefinlandeze ##rosaliksom#romanhistorik#dhunanefamilje#marteseedeshtuar #