Sot ishim ne shkollen “28 nëntori” ne Tiranë. Redaktorja e Diturise, Jeta Hamzallari, me mesueset Loreta Hasani dhe ato te klasave te treta, Katrinen, Enkelejden, Vitoren, se bashku me psikologen e dashur per femijet, Enerisen dhe punonjesen sociale te shkollës, Erminden, kishin organizuar qe me pare nje takim me nxenesit rreth librit “Babai im nuk ka me frike nga te huajt”.
Nuk ka takime me te bukura ku mund te flitet per dashurine per librin apo per nje liber konkret sesa kur libri eshte lexuar qe me pare nga femijet.
“Babai im eshte emigrant dhe e pyeta nese trembeshin prej tij. Dhe u gezova qe askush nuk trembej prej tij”!
Keshtu kishte shkruar ne esene e vet njeri prej femijeve. Dhe kalamajte e tjere folen e lexuan mesazhet e tyre te frymezuar nga libri i Rafik Schamiut, perkthyer nga Greisa Ymeri, nje liber qe me temen e vet interesante dhe ilustrimet e mrekullueshme, i kishte terhequr dhe i kishte bere per vete!
Dhe diskutuan me njeri-tjetrin, disa qe mendonin se ne shkollen e tyre askush nuk perçmonte te tjeret, qe mund te ishin ndryshe, dhe nxenes te tjere qe kishin shkruar se “te trembesh” nga ata qe nuk jane si ty, pra te diskriminosh eshte nje gje e turpshme. Nje diskutim qe ia vlejti. Femije te bukur e te etur per librin dhe ngjarje te tilla.
U lumte mesueseve te shkolles dhe drejtorit, Shkelqim Sirika, qe vlereson me kujdes aktivitete te tilla.
#leximetekeshilluara#shtepiabotuesedituria#idualibrat#CreativeEurope4Books#RafikSchami#greisaymeribohl















