BABAI IM NUK KA MË FRIKË NGA TË HUAJT shkon në shkollën 9-vjeçare Ismail Qemali, në Vlorë
Kur boton një libër, ke një lajm të mirë për të dhënë. Kur librin e merr në dorë lexuesi, lajmet e mira shumohen.
Sot në Shkollën 9-vjeçare Ismail Qemali, në Vlorë nxënësit e klasave të dyta dhe të treta lexuan, interpretuan, folën dhe u argëtuan me personazhet e librit të Rafik Schami-ut, “Babai im nuk ka më frikë nga të huajt”. Me një baba të fortë, “magjistar”, që bën numra shpejtësie të papara dhe që, nga ana tjetër, u trembet të huajve… sidomos atyre që e kanë lëkurën ngjyrë të errët.
Pse?- pyetën fëmijët. Kishin edhe ata shokë të tillë, por nuk shihnin ndonjë dallim (përvec ngjyrës së lëkurës).
Të vegjël, por më të rritur se të rriturit! Nganjëherë fëmijët nisin e vuajnë nga pargjykimet, vetëm se janë të rriturit ata që ua “ngulin në mendje”. Falemnderit shkollës Ismail Qemali, në Vlorë që është gjithmonë e hapur për diskutime për librin. Mirënjohëse për mësueset Nasibe Zanaj të klasës III dhe Violeta Iliadhi të klasës II.
#leximetekeshilluara#shtepiabotuesedituria#idualibrat#Babaiimnukkamëfrikëngatëhuajt“#CreativeEurope4Books#RafikSchami#greisaymeribohl#Shkolla9vjeçareIsmailQemaliVlorë#NasibeZanaj#VioletaIliadhi








