BABAI IM NUK KA MË FRIKË NGA TË HUAJT

Autor: Rafik Schami
Ilustruar nga Ole Könnecke
Përktheu: Greisa Ymeri Boehl
32 faqe
Çmimi 800 lekë
Rebeka është me fat. Babai i saj është i mençur dhe i kujdesshëm. Është edhe magjistar dhe i magjeps të gjithë me shfaqjet e tij. Është i fortë e trim dhe asgjë nuk e tremb. Përveç të huajve, sidomos ata me lëkurë të zezë. Një frikë e tmerrshme, që e bën t’i dridhen këmbët dhe t’i ngrihen flokët përpjetë. Ai nuk e thotë, por Rebeka e ka kuptuar dhe, meqë e do shumë, trishtohet nga kjo gjë. Dhe përpiqet ta shërojë nga kjo sëmundje imagjinare, por asnjë lloj “mjekimi” nuk i bën efekt.
Deri kur vjen një nga ato ditët kur ndodhin rastësi të çuditshme…
Mosha e leximit: nga 6 vjeç.

Category:

Rreth autorit

Ole Könnecke

Ole Könnecke

Ilustrues i librit.
I diplomuar në letërsinë gjermane, ai tani i eshte kushtuar letërsisë për fëmijë. Veprat e tij kanë marrë çmime prestigjioze në Gjermani dhe ai konsiderohet si një nga autorët që kanë modifikuar gjuhën e ilustrimit për fëmijët.

Rafik Schami

Rafik Schami

Rafik Schami lindi në Damask, Siri, në vitin 1946, dhe jeton në Gjermani që prej vitit 1971. Më 1979-n mori titullin doktor në kimi. Vepra e tij është përkthyer në 33 gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme, përfshirë Çmimin "Hermann Hesse", Çmimin "Nelly Sachs", Çmimin "Kundër harresës – Për demokracinë" dhe Çmimin e paqes "Gustav Heinemann". Më 2019-n botoi librin e tij të fundit, "Die geheime Mission des Kardinals".

Rreth përkthyesit

Greisa Ymeri-Böhl lindi në Tiranë. Shkollën e mesme Petro Nini Luarasi e ndoqi në Tiranë, kurse studimet e larta, në degën e jurisprudencës, i përfundoi në Ludwig-Maximilians-Universität, Mynih. Punon si juriste në Mynih. Grejsa Ymeri-Böhl zotëron disa gjuhë të huaja: gjermanisht, anglisht, italisht, spanjisht. Ajo është përkthyese e disa veprave artistike për fëmijë dhe të rritur, si: "Aventurat e Lenës dhe Trilit", (vëllimi 1) dhe "Lena, deti dhe unë" (vëllimi 2) nga Maria Parr, "Një grua e re e bukur" nga Tommy Wieringa, "Zoti nuk është i ndrojtur", nga Olga Grjasnowa etj.