ÇELESTJA, PLANETI IM
Nga Timothée de Fombelle
Përktheu Venera Domi
700 lekë
92 faqe
Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
Në një qytet të së ardhmes, që rritet vetëm vertikalisht, jeton një djalë i ri që ha, fle, shkon në shkollë, bën detyrat e shtëpisë si bashkëmoshatarët dhe prapëseprapë ndryshon nga të tjerët. Jeton gjithmonë i vetëm, sepse e ëma, një grua në karrierë, është e zënë njëzet e pesë orë në ditë duke drejtuar një ndërmarrje të stërmadhe.
Atij doemos që nuk i mungon asgjë: frigoriferi po “shembet” nga blerjet online, mjafton të hapë gojë dhe lojërat elektronike të fjalës së fundit i mbërrijnë si me magji. Por ajo që i mungon është diçka tjetër…
Për fat të mirë ka Brisin, një shok të dashur që i bën shoqëri dhe ka një baba fantastik. Por djaloshi “jetim” ndihet gjithsesi i vetmuar. Derisa në prag të katërmbëdhjetëvjetorit, zemra i del nga kontrolli: një ditë, një vajzë shumë e ëmbël, Çelestja, vjen në klasën e tij dhe ja ku ndizet shkëndija, duke shpërndarë yje dhe zemra kudo! Por bukuroshja zhduket dhe kërkimi i saj i dëshpëruar do t’i zbulojë djaloshit të kësaj historie të gjitha plagët e Planetit, që duhet shpëtuar, ashtu si vetë Çelestja…
Rreth përkthyesit
Venera Domi
Venera Domi lindi më 1965, në Tiranë. Përfundoi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi franceze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 1987. Më 2008-2009 u specializua për Administratë Publike pranë École Nationale d’Administration (ENA) Francë. Nga viti 1992 dhe në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fusha të ndryshme të diplomacisë, si dhe ka ushtruar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme ku punon që prej vitit 1992, si brenda vendit dhe jashtë tij. Njohëse e shkëlqyer e gjuhës frënge, angleze dhe italiane. Përkthyese e shumë veprave të letërsisë artistike, historike apo filozofike, si: Murkaluesi nga Marsel Eme; Mesnatë dashurie nga Michel Tournier, Origjina e mendimit grek nga Jean P. Vernant; Bonaparti mysliman nga Katherine E. Fleming, Princesha Histaminë nga Erik Orsenna.