TË PANDARAT

Simone de Beauvoir
Përktheu: Diana Çuli
160 faqe
Çmimi 900 lekë
“Të pandarat” është një roman i shkurtër autobiografik që ndjek me emocion miqësinë pasionante midis Simone de Beauvoir-it (Silvia) dhe Zazës (Andre), që nga takimi i tyre në shkollë, në mes të Luftës së Parë Botërore, deri në vdekjen e Zazës më 1929. Silvia, nga këndvështrimi i së cilës rrëfehet ngjarja, joshet menjëherë nga Zaza, vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të bëhen të pandashme, pavarësisht prej armiqësisë së familjes së Andresë, pjesë e një dinastie të madhe katolikësh militantë. Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes. Kështu, historia prekëse e një miqësie kthehet edhe në denoncim të një shoqërie fanatike dhe hipokrite, e paaftë të pranojë atë që del nga kufijtë e meskinitetit të saj mendjengushtë.
Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

Category:

Rreth autorit

Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir (1908-1986) ishte shkrimtare, filozofe, figura kryesore në feminizmin e valës së dytë. Që në moshë të re, Simone shfaqi një pasion të madh për natyrën dhe studimin.
Në vitin 1926 u regjistrua në Sorbonë dhe më 1929 mori, me një tezë për Leibnizin, diplomën për mësimdhënie. Në universitet, u takua dhe u dashurua me Jean-Paul Sartre, filozofin ekzistencialist me të cilin e bashkonte edhe jeta profesionale. Me Sartrin ajo udhëtoi shumë, në Itali, Spanjë, Marok dhe së bashku përjetuan trazira të mëdha politike: luftën civile në Spanjë, ngritjen e nazizmit, Luftën e Dytë Botërore. Simone de Beauvoir dha mësim deri në vitin 1943. Pas suksesit të romanit të parë L’invitée, iu përkushtua vetëm të shkruarit. Në vitin 1945 themeloi, së bashku me Sartrin dhe të tjerë, revistën Kohët moderne, që synonte t’i jepte hapësirë letërsisë së angazhuar. Më 1949, shkroi librin Seksi i dytë, që e bëri edhe më të famshme. Në vitin 1954, për romanin Les mandarins (Mandarinët) Simone de Beauvoir fitoi çmimin Goncourt dhe më 1958 botoi Mémoires d’une jeune fille rangée, që vijoi me romanet autobiografike La force de l’age, La force des choses (1963), Une morte très douce (Një vdekje shumë e ëmbël, 1964), La Cérémonie des adieux (1981).
Sot Simone de Beauvoir është një nga ikonat e kulturës franceze.

Rreth përkthyesit