TRI RRËFENJA
Autor: Umberto Eco
Ilustruar nga Eugenio Carmi
Përktheu: Edon Qesari
Cmimi 900 lekë
Bomba dhe gjenerali
Atomet e dëshpëruara të mbyllura brenda një bombe dhe një gjeneral që dëshiron të nisë një luftë me çdo kusht.
Tre kozmonautët
Tre kozmonautë dyshues që takojnë një marsian me gjashtë duar.
Xhuxhmaxhuxhët e planetit Gnu
Një perandor fuqiplotë që mëton të çojë qytetërimin në një planet të vogël, ku banorët janë të pafajshëm dhe të lumtur.
Nga takimi i jashtëzakonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artisti si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
Rreth përkthyesit
Edon Qesari
Edon Qesari lindi në Tiranë. Është diplomuar për shkenca politike në Università degli Studi, Roma III, ndërsa titullin “Doktor i shkencave” në histori politike dhe sociale e ka përftuar me vlerësim maksimal në Università degli Studi di Roma “Tor Vergata”. Pas studimeve, ka dhënë mësim në disa universitete, publike dhe jopublike në Shqipëri dhe Republikë të Kosovës. Sot është kërkues shkencor në Institutin e Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Veç aktivitetit shkencor, shkruan rregullisht për çështje të aktualitetit, arsimit dhe kulturës në revistën “Peizazhe të fjalës”. Edon Qesari zotëron disa gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Përkthyes i disa veprave nga gjuha italiane dhe angleze, si: "Mish dhe qiell" nga Pier Paolo Pasolini, "Dita e kukuvajkës" nga Leonardo Sciascia, "Shtëpia e shtrembër" dhe "Portret i papërfunduar" nga Agatha Christie etj. Libri "Tre rrefenja" qe sapo ka dale ne librari, është libri më i fundit përkthyer prej tij.