VERA KUR IME MË I KISHTE SYTË JESHILË

Nga Tatiana Tibuleac
Përktheu Maniela Sota
140 faqe

Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek në zemër dhe në mendje, që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje. Një nga zbulimet më të mëdha të letërsisë së sotme europiane.

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë…

Si ta kapërcesh vdekjen e një motre? Si mund ta falësh nënën, që nuk të ka pranuar kurrë? Si të përballosh sëmundjen e saj, që po e ha të gjallë? Kjo është historia e një vere pajtimi, prej tre muajsh, kur nënë e bir përfundimisht ulin armët, të shtyrë nga vdekja e pashmangshme dhe nevoja për të bërë paqe, midis tyre dhe me veten.

Category:

Rreth autorit

Tatiana Tibuleac

Tatiana Tibuleac

Tatiana Ţîbuleac lindi më 15 tetor 1978 në Kishinjev, Republika e Moldavisë.
Përfundoi liceun po në këtë qytet dhe u diplomua në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit të Universitetit Shtetëror të Moldavisë. U bë e njohur për publikun e gjerë në vitin 1995, kur nisi rubrikën “Histori të vërteta” në gazetën e përditshme Flux. Që nga viti 1999, është pjesë e ekipit PRO TV të Kishinjevit si gazetare, redaktore dhe moderatore e edicionit të lajmeve.
Tani jeton në Paris, ku punon në fushën audiovizive.
Debutoi me librin Fabula moderne, në vitin 2014. Por ai që e bëri të njohur, ishte romani i dytë, Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, botuar më 2017, që u vlerësua me Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Republikës së Moldavisë (2017), çmimet Observatori Kulturor dhe Observatori i Liceut (2018).
Në vitin 2018, Tatiana Ţîbuleac botoi romanin Kopshti prej qelqi (i botuar edhe në shqip), i cili u nderua me Çmimin Europian për Letërsinë në vitin 2019.

Rreth përkthyesit