VERA KUR IME MË I KISHTE SYTË JESHILË
Nga Tatiana Tibuleac
Përktheu Maniela Sota
140 faqe
Me këtë histori për marrëdhëniet nënë-bir, që bashkon pendesën, pamundësinë dhe brishtësinë, Tatiana Ţîbuleac tregon se talenti i saj lidhet jo vetëm me dramën e fortë, por edhe me stilin dhe narracionin origjinal. Një roman që të prek në zemër dhe në mendje, që gërsheton jetën me vdekjen, në një thirrje dashurie dhe faljeje. Një nga zbulimet më të mëdha të letërsisë së sotme europiane.
Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë…
Si ta kapërcesh vdekjen e një motre? Si mund ta falësh nënën, që nuk të ka pranuar kurrë? Si të përballosh sëmundjen e saj, që po e ha të gjallë? Kjo është historia e një vere pajtimi, prej tre muajsh, kur nënë e bir përfundimisht ulin armët, të shtyrë nga vdekja e pashmangshme dhe nevoja për të bërë paqe, midis tyre dhe me veten.
Rreth përkthyesit
Maniela Sota
Maniela Sota lindi në Fier. Përfundoi studimet e larta më 2001 në Universitetin e Bukureshtit, në Fakultetin e Letërsisë, për Gjuhë e letërsi rumune dhe Gjuhë e letërsi angleze. Nga viti 2002 deri më 2010, drejtoi departamentin e gjuhëve të huaja në “Educational Business Links”, Tiranë; prej vitit 2012 punon si interprete simultane në “Cosmos Translations & Events”; prej vitit 2014 është përkthyese dhe interprete për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Europës, Delegacionin Europian në Shqipëri, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit etj. Është autore e disa teksteve shkollore të letërsisë. Prej disa vjetësh është përkthyese letrare nga anglishtja dhe nga rumanishtja. Disa vepra të përkthyera nga rumanishtja: Mihail Drumeş, Në emër të dashurisë, Dumitru Ion, Vjelja e purpurt; Sh. Emërllaku, Putina moarte (Vdekja e pakët); Besnik Mustafaj, Vara fara intoarcere (Verë pa kthim); Jani Malo, Funerale nesfarsite (Funerale të pafund). Në vitin 2020 përktheu librin Kopshti prej qelqi të Tatiana Tibuleacut, fitues i Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2019. Është gjithashtu edhe bashkëpërkthyese në Antologjinë e poezisë ballkanase (O antologie de poezie balcanică). Përkthime nga anglishtja: Colleen Hoover, Hopeless; Randa Abdel-Fattah, No Sex in the City; Harlan Coben, Missing you; Mary Kubica, The Good Girl. Maniela Sota është fituese e çmimit të dytë për përkthimin më të mirë në Panairin e Librit 2018.