Blogu

Shkrimtarja holandeze Janneke Schotveld dhe përkthyesja Albana Shala në një takim me lexuesit e vegjël në bibliotekën Hamit Beqja

Sot ne biblioteken “Hamit Beqja” ne Tirane, me nxenesit e Shkolles se Kuqe, nje takim i ngrohte me shkrimtaren holandeze, Janneke Schotveld. Thuajse te gjithe e kishin lexuar librin e sapobotuar nga Dituria “Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla te tjera”, kishin plot pyetje, disa shqip dhe disa anglisht, por te gjitheve u kishin pelqyer keto perralla qe “ngjasojne dhe nuk ngjasojne me perrallat klasike”, tha nje çun i vogel.

“Shume te bukura”, “shume gazmore”, “very funny”, “pse, i hipin bicikletes princeshat?”, “me shume me pelqeu Shkronjangrenesi” “do lexojme ndonje liber tjeter”… i thane Jannekes, shkrimtares, femijet.

Ajo u foli per librat e saj sidomos per librin “Superzysha”, por edhe per letersine holandeze per femije, duke u rekomanduar nxenesve se cfare, sipas saj, mund te lexonin.

Falenderojme mesueset e Shkolles se Kuqe qe jane gjithnje te gatshme per aktivitete per librin. Ne takim ishte edhe perkthyesja e librit, Albana Shala.

#CreativeEurope4Books#JannekeSchotveld#AlbanaShala#letterenfonds#jetahamzallari#Albananexhipi.