Nje nga librat me te bukur per femije qe kemi botuar vitin e fundit, eshte i nje autori sirianogjerman, Rafik Schami, me titull “Babai im nuk ka me frike nga te huajt”.
I njohur e i perkthyer ne shume gjuhe, sidomos per librat e tij per te rritur, Schami ka shkruar pak per te vegjlit, por kur e ka bere, me sa duket ka qene tejet i rrembyer e i joshur nga tema, por dhe mesazhi qe ka dashur te percjelle.
Ne shqip ky liber, edhe me plot ilustrime te bukura, eshte perkthyer nga Greisa Ymeri Boehl, qe sot, bashke me botuesit e Diturise, ishte ne biblioteken Mitrush Kuteli te Pogradecit per te folur per te.
Takuam aty femije te mrekullueshem, kureshtare dhe te etur per te lexuar, nga dy shkolla, Gjok Shqiptari, dhe M.E.Minarolli, te shoqeruar nga mesueset e tyre, Denada Pere, Kozeta Peshkatari, Lindita Olldashi dhe sigurisht nga mikpritesja, Klodiana Prifti, specialistja e bibliotekes te cilen, per pasionin per punen me librin, mund ta kene zili edhe bibliotekat e qyteteve te medha.
Ishte nje diskutim plot energji. Femijet e kishin lexuar librin dhe pyetjet e tyre ishin bresheri per perkthyesen, Grejsen. Pasioni per leximin, titujt e ri te sapobotuar, librat qe kishte perkthyer…
Ishte interesante qe ata, njesoj si personazhi i vogel i librit, nuk kishin paragjykime, por folen per prinderit ose te afermit qe punonin e jetonin jashte vendit, si i kishin pritur, si jetonin aty. Beni, nje djale pogradecar dhe kosovar, rrefeu sesi kishte mberritur nga Kosova, ku kishte bere shkollen deri ne klasen e trete , ne Pogradec, paksa i frikesuar, por ishte gjendur ne mes femijeve qe edhe pse flisnin paksa ndryshe nga ai, e kishin pritur me ngrohtesi.
Kiara, Eni, Davide, Noah dhe shume femije te tjere lexuan disa nga pjeset me te bukura te librit. Ishin ne mbarim, kur nje nga femijet e pyeti perkthyesen nese bente edhe ndonje pune tjeter. Pergjigjja e saj: jam avokate e ktheu diskutimin nga fillimi. Grejsa u shpjegoi si e kishin ndihmuar dhe e ndihmojne ende librat edhe ne profesionin e saj per te mbrojtur, shume here, te drejtat e njeriut.















