Blogu

Trailer i librit “Të pandarat”, Simone de Beauvoir. Përkthyer nga Diana Çuli

“Te pandarat” është rrefimi artistik i miqësisë së jashtëzakonshme midis Simone de Beauvoir dhe Zazës (Elisabeth) Lacoin, nga takimi i tyre në shkollë, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, me vdekjen e Zazës në 1929. Tregimtarja Sylvie/Simone joshet menjëherë nga Andre/Zaza, një vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të bëhen të pandashme, pavarësisht armiqësisë së familjes së Andresë, një klan ultra-katolik me shumë tradita te forta. Por nëse miqësia arrin të shpëtojë nga mjedisi shtypës në të cilin Andre detyrohet te jetoje, nuk do të ndodhe e njëjta gjë për vajzën, e dërrmuar nga shtypja dhe disiplina që i ushtojne ne menyre qe te heqe dore nga individualiteti i saj. Kështu, historia prekëse e një miqësie është gjithashtu një denoncim i një shoqërie fanatike dhe hipokrite, e paaftë për të pranuar atë që i shpëton poshtërësisë së saj mendjengushtë. Simone de Beauvoir e shkroi “Të pandarat” në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, ajo e ruajti dorëshkrimin. Sot, i rizbuluar më në fund, është një zbulim i madh letrar: megjithëse Sylvie/Simone tenton të zhduket në shoqen e saj në histori, rruga e saj e ndryshme shfaqet qartë, çka do t’i lejojë asaj jo vetëm të shpëtojë veten, por edhe të bëhet një figurë themelore në historine e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

#leximieshtegjithmonenjeideeshkelqyer#CreativeEurope4Books#tepandarat#SimonedeBeauvoir#dianaculi

https://fb.watch/lSeUvwxg2b/

Trailer i librit “Të pandarat”, Simone de Beauvoir – YouTube