Kujtim Ymeri ka lindur në Tiranë. Kreu gjimnazin në Tiranë më 1965, studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, më 1969. Në vitet 1970-1972 punoi si gazetar në Radiotelevizionin Shqiptar, më 1972-1975 pedagog i letërsisë së huaj bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë më 1975-1978; nga 1978-1990 bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve M-L. Gjatë viteve 1991-1993 zëdhënës për shtypin në Këshillin e Ministrave; në vitet 1994-1997 redaktor në Shtëpinë Botuese DITURIA; në vitet 1992-1998 anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar; në vitet 1997-2000 Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll dhe deri më 2012 në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Nga viti 2012 është përkthyes i lirë. Njohës i disa gjuhëve të huaja, si: anglisht, italisht, rusisht, Kujtim Ymeri është përkthyes i shumë veprave letrare, historike e filozofike.
Përmendim disa prej veprave të përkthyera:
Botime historike: “Bizantinët”, A. Cameron; “Majat e Shalës”, R. W. Lane; “Luftërat ballkanike”, E. Ivetic; “Europa Lindore Qendrore midis dy luftërave botërore”, J. Rothschild; “Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804”, P. F. Sugar; “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, M. C. Carnes & J. A. Garraty; “Historia e Kanadasë”, D. Morton; “Lindja e Europës”, R. S. Lopez; “Historia e Spanjës”, F. G. de Cortázar & J. M. G. Vesga; “Historia e Rusisë”, E. V. Anisimov; “Shqipëria: Ngritja e një mbretërie”, J. Swire; “Por përse jemi ende fashistë?”, Francesco Filippi.
Botime sociologjike apo filozofike: “Konservatorizmi: Ëndrra dhe realiteti”, R. Nisbet; “Përse nuk jam i krishterë”, B. Russell; “Politikat krahasuese: Popujt dhe teoritë në ndryshimin e botës”, L. C. Maye; “Orientimi seksual: një e drejtë njerëzore. Një ese për Ligjin e të Drejtave të Njeriut”, E. Heinze; “Magjistratura në demokracitë bashkëkohore”, Carlo Guanieri&Patrizia Pederzoli; “Ç’është demokracia?”, G. Sartori; “Gjuha e harruar”, E. Fromm; “Bota që krijoi Amerika”, R. Kagan; “Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës”, Su Shujang.
Vepra letrare: “Salla e ujqërve”, Hilary Mantel; “Një hero i kohës sonë”, Mihail Lermontov; “Përballë detit”, David Vogel; “Në lulen e moshës”, S. Y. Agnon; “Dita e opriçnjikut”, Vladimir Sorokin; “Braktisje”, Elisabeth Åsbrink; “1947 – Viti kur filloi gjithçka”, Elisabeth Åsbrink; “Dhjetë gra”, Marcela Serrano; “Cirku i iluzioneve”, Amita Parikh; “Mjeku i oborrit”, Per Olov Enquist; “Qyteti kufitar”, Shen Congwen; “Gra që flasin”, Miriam Toews; “Qyteti në dëborë”, Beka Kurkhuli; “Zogu aromatik”, Jin Bo; “Gruaja e Kolonelit”, Rosa Liksom; “Kabina nr. 6”, Rosa Liksom; “Duke u endur”, Lu Xun; “Kur lejlekët fluturojnë në jug”, Lisa Ridzén; etj.
Showing the single result
