Blogu

Sticky

Prezantimi i projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”

Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4

Continue Reading →

“Si ma shpjegoi çmenduria botën”, në shkollën Naim Frashëri

Nje titull paksa i pazakonshem për një libër: si mund ta shpjegojë çmenduria botën? Po, po, çdo pervojë e jetës flet shumë, për atë që do dëgjojë. Këtë dhe shumë vlera të tjera diskutuan me Elda Gjanën, përkthyese e këtij libri, nxënësit e klasës 6 të shk. Naim Frashëri në Fier.

Continue Reading →

Prezantimi i librave “Si ma shpjegoi çmenduria botën” dhe “Vizitorja e paqyrës 2” në bibliotekën “Dritëro Agolli”

Nga takimi i sotëm në bibliotekën "Dritëro Agolli" të qytetit të Fierit, me nxënës të kl.5 dhe 8 të shkollës "Andon Xoxa" për librat "Si ma shpjegoi çmenduria botën" të autores gjermane Dita Zipfel dhe "Vizitorja e paqyrës", vell. 2 të autores franceze Christelle Dabos.

Continue Reading →

Prezantimi i librit “Princeshëza e Hënës” në kolegjin greko-shqiptar “Arsakeio”

Dy takime me lexuesit në një ditë. Kësaj here me lexuesit e vegjël të shkollës Arsakeio, Tiranë. "Duke lexuar këtë libër, u nisa për një udhëtim drejt Hënës. Përkrah astronautit, vura në pikëpyetje çdo hap e çdo mendim. Më mahniti urtësia e Princeshëzes, ajo urtësi që ne të rriturit po e harrojmë në kërkim të pushtetit." Këto fjalë të Pepi Kogias, poete, profesore greke, se bashku me shkrimtarin Virgjil Muçi i bënë nxënësit te dëgjonin me vëmendje dhe te diskutonin për librin "Princeshëza e Hënës" dhe për bukurinë e dobinë e librit. #CreativeEurope

Continue Reading →

“Liria për të qenë vetvetja”, takim tek Europa House

Sot në Europa House për të folur për një temë sa interesante aq edhe aktuale: "Liria për të qenë vetvetja" përmes faqeve të dy librave: "Ikanakët" e shkrimtarit italian, Mario Desiati, fitues i çmimit Strega, përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj dhe "Te zhdukurit e Dritëhënës" e shkrimtares franceze, Christelle Dabos, përkthyer nga Lorena Dedja. Takimin e hapi drejtori i Shtepisë Botuese Dituria, Petrit Ymeri. Folën ne këtë takim Sevim Arbana, drejtuese e Shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare", Albana Nexhipi dhe Lorena Dedja. Falënderojmë nxënësit e gjimnazeve "Luan Hajdaraga", "Partizani" dhe Sevasti Qirjazi që morën pjesë aktivisht në takim dhe...

Continue Reading →

“Ikanakët”, dhe “Mrekullia e madhe” në gjimnazin Ismail Qemali, përmes fjalës së dy përkthyesve Albana Nexhipi Lekajt dhe Agim Doksanit

Edhe nën trysninë e anglishtes (perveç së tjerash), të asaj që quhet global English, anglishte e thjeshtuar... fjalori që përdorim po varfërohet, cili është roli i përkthyesve në këtë situatë? Është befasuese se me sa kureshtje i presin adoleshentët bisedat për librat, në të gjitha aspektet, madje edhe për përkthimin. Se thuhet dhe është një fakt që disa prej tyre (një numër i konsiderueshëm) preferojnë të lexojnë letërsi në gjuhë të huaj, por kur libri është afër botës së tyre, i përfshin, u përcillet me shqipen e përkthyesve të mirë, edhe pyetjet e tyre janë "të vërteta" (jo të sajuara),...

Continue Reading →

Pepi Kogia, poete dhe profesore greke, shkruan për librin e Virgjil Muçit “Princeshëza e Hënës”

Nga Pepi Kogia Poete, profesore greke Keni në duar një përrallë për të rritur shkruar nga Virgjil Muçi. Por përralla si kjo nuk fillojnë me «Na ishte njëherë», as mbyllen me fjalët «Dhe jetuan të lumtur përgjithmonë!». Përralla jonë përshkohet nga një mister, po ai mister që karakterizon shpirtin njerëzor dhe universin. Njeriu krijon universe për të ngushëlluar veten; dëshiron t’i pushtojë, i shkatërron nga mendjemadhësia dhe rrezikon të shkatërrojë edhe vetveten. "Princeshëza e Hënës" është një përrallë për të rritur që, me fjalë të thjeshta dhe kuptime të vërteta, të ledhaton si pambuku, por njëkohësisht rëndon si hekuri dhe...

Continue Reading →

Artikull në Gazetën Nacional – “Kur dashuria bëhet akt çlirimi”

“Kur dashuria bëhet akt çlirimi: mrekullia e madhe e Viola Ardones”, kushtuar romanit më të ri të shkrimtares italiane, botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Dituria. Artikulli ndalet te tematika e romanit, te fuqia çliruese e dashurisë dhe te mënyra se si Viola Ardone ndërton një histori prekëse mbi lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të zgjedhur jetën që dëshiron të jetosh. https://gazeta-nacional.com/kur-dashuria-behet-akt-clirimi-mrekullia-e-madhe-e-viola-ardones-botimi-me-i-ri-i-diturise/

Continue Reading →