Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë u zhvillua laboratori i përkthimit me temë “Përkthimi si një negocim i vazhdueshëm”, me pjesëmarrjen e nxënësve të përfshirë në projektin italian dhe të përkthyesve Albana Nexhipi Lekaj dhe Agim Doksani, të cilët prezantuan përkatësisht romanet Ikanakët të Mario Desiatit dhe Mrekullia e madhe. Përmes shembujve konkretë nga puna me këto dy vepra, përkthyesit i njohën nxënësit me sfidat dhe zgjedhjet që shoqërojnë procesin e përkthimit letrar. Diskutimi u përqendrua te marrëdhënia mes dy gjuhëve, nuancat e kuptimit, përshtatja kulturore dhe përgjegjësia për të ruajtur zërin e autorit, pa humbur natyrshmërinë dhe pasurinë e...
“Përkthimi si një negocim i vazhdueshëm” – laborator përkthimi me nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë