Uncategorized

Video për Festivalin Letrar “Qyteti i një mijë librave”

Në datat 15 dhe 16 tetor, për dy ditë, Berati do të gjallërohet me histori, takime dhe zëra profesionistësh dhe sidomos lexuesish gjatë Festivalit Letrar "Qyteti i një mijë librave". Festivali është një ftesë për të hyrë në botën e librit, të letërsisë, për ta përjetuar nga afër, për te gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Beratit, të cilëve u drejtohet drejtpërdrejt ky festival, por edhe të rriturve. Temat kryesore të festivalit: #leximi#identiteti#problemet klimatike #diversiteti#distanca (mes meje dhe së ardhmes, mes ëndrrave dhe realitetit). Do të flasim e diskutojmë për të gjitha këto, me shkrimtarë, përkthyes, botues, mësues, përfaqësues institucionesh,...

Continue Reading →

Përshtypjet e një lexueseje nga takimi për prezantimin e librit “Princeshëza e Hënës” në Athinë

Përshtypjet e një lexueseje nga takimi për prezantimin e librit “Princeshëza e Hënës”, botuar në greqisht me titullin Η Πριγκίπισσα της Σελήνης” Promovimi i librit “Princeshëza e Hënës” | “Η Πριγκίπισσα της Σελήνης”, me autor Virgjil Muçin, në zemër të Athinës, ishte një pasdite letrare që nderoi çdo shqiptar të pranishëm. Një paraqitje elitare e thellësisë kulturore, mendimit intelektual dhe pasurisë letrare të Shqipërisë. Përkthyer nga Eleana Zhako, misionarja e palodhur dropullite, e cila kultivon te lexuesit grekë, përherë e më tepër, dashurinë për letërsinë shqiptare dhe, në mënyrën më elegante, kontribuon në shembjen e stereotipeve. E tregojnë sallat e...

Continue Reading →

Prezantimi i librit “Η Πριγκίπισσα της Σελήνης” (“Princeshëza e Hënës”) në Athinë

Në Athinë u zhvillua prezantimi i librit per femije, “Η Πριγκίπισσα της Σελήνης” (“Princeshëza e Hënës”) shkruar nga Virgjil Muçi e perkthyer ne greqisht nga Eleana Ziaku. Aktiviteti u mbajt në librarinë Komprai dhe mblodhi lexues, shkrimtarë dhe dashamirës të librit. Nën moderimin e Maria Patakia, për librin folën shkrimtari Virgjil Muçi, përkthyesja Eleana Ziaku. Poetja dhe piktorja Pepi Kogia dhe shkrimtarja Kristina Fragkeskaki folen per pritjen e bukur qe i ka bere lexuesi grek ketij libri, fale temes, narracionit dhe stilit te shkrimtarit por edhe perkthimit te Eleanes. Shkrimtari Virgjil Muçi foli për mënyrën se si lindi dashuria e...

Continue Reading →

Për “IKANAKËT”/ Mario Desiati, një fitues i çmimit “Strega” në Tiranë. Nga Albana Nexhipi Lekaj – Metropolpost

Ja një shkrim interesant për aktivitetet me shkrimtarin Mario Desiati, i ftuar në Tiranë nga Shtëpia Botuese DITURIA. Faleminderit Metropolpost dhe perkthyeses sonë Albana Nexhipi Lekaj. https://metropolpost.al/per-ikanaket-mario-desiati-nje-fitues-i-cmimit-strega-ne-tirane-nga-albana-nexhipi-lekaj/?fbclid=IwY2xjawUzMEVleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR4ZYj87cUV15pWB0mBX1_aiEl-0VklQdTViyKvt4-I9dgtrVA9G6tjRSeLcXQ_aem_hYQryV186UuZgeEqExKLsQ

Continue Reading →

Mario Desiati në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”

Pas takimit në qendrën “Sotir Kolea”, Mario Desiati ishte sot në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”. Nxënës të viteve të para, të dyta dhe të treta ishin aty jo thjesht për të dëgjuar një shkrimtar, por për të bashkëbiseduar me të. Pyetjet e tyre të mençura, të papritura, të thella, herë-herë edhe të guximshme, e çuan bisedën përtej librit. U fol për personazhet, për zgjedhjet e tyre, për dashurinë, lirinë, marrëdhëniet, jetën dhe atë moshë kur njeriu nis të kërkojë me më shumë këmbëngulje përgjigjet e veta. Mario Desiati zhvilloi një bisedë të çilter, pa distancën që shpesh krijon një...

Continue Reading →

Mario Desiati në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në qendrën "Sotir Kolea" patëm kënaqësinë të mirëprisnim shkrimtarin Mario Desiati për prezantimin e romanit të tij "Ikanakët", botuar në shqip nga Dituria. Folëm për Klaudian dhe Françeskon, për rrugët që na largojnë nga vendlindja dhe për atë ndjesi të vështirë për t’u përkufizuar: të mos ndihesh krejtësisht në vendin tënd, por të vazhdosh ta kërkosh atë. E falënderojmë Mario Desiatin për bisedën e ngrohtë, si edhe të gjithë lexuesit që ndanë këtë mbrëmje me ne.

Continue Reading →

Mario Desiati në Tiranë!

Një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore italiane vjen për të takuar lexuesit shqiptarë! Fituesi i Çmimit Strega 2022, Desiati do të diskutojë për "Ikanakët" (Spatriati) një roman për ata që largohen dhe kërkojnë vendin e tyre në botë, për dashuritë, rrënjët e gjithsecilit prej nesh dhe guximin për të jetuar ndryshe. Në dialog me autorin: Albana Nexhipi Lekaj, përkthyesja e librit në shqip. Biblioteka Kombëtare – Qendra “Sotir Kolea” E martë, 29 shtator Ora 17:00 Ejani ta takojmë nga afër Mario Desiatin dhe të ndajmë së bashku emocionin e një libri që flet për të gjithë. Ju...

Continue Reading →

DITURIA NË PANAIRIN E LIBRIT NË TUZ

Prezantohen disa libra të rinj për fëmijë në Panairin e Librit. Dje në stendën e Diturisë, u prezantuan tre tituj: "Njeriu që mbillte pemë" shkruar nga Jean Giono, përkthyer nga Saverina Pasho. "Djali që e sheh botën me gishta" shkruar nga Tomasz Malkowski dhe përkthyer nga Astrit Beqiraj. Dhe libri "Vera e zhytjeve", shkruar nga Sara Stridsberg dhe përkthyer nga Sokol Demaku. Jeta Hamzallari, nga Shtëpia Botuese DITURIA, u foli nxënësve të shkollave fillore "Mahmut Lekiqi", "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe shkolla "Bashkimi", për temat kryesore të këtyre librave dhe sidomos për librin, kënaqësinë e leximit, duke i nxituar të lexojnë...

Continue Reading →