Uncategorized

DITURIA NË PANAIRIN E LIBRIT NË TUZ

Shtëpia Botuese Dituria është pjesë e Panairit të Librit në Tuz! Një panair libri merr kuptimi kur mbushet me lexues, fëmijë e të rinj, nxënës dhe mësues, që vijnë të takojnë librin, të shfletojnë tituj të rinj dhe të zgjedhin librin e tyre. Na gëzon veçanërisht prania e shkollave dhe interesimi i lexuesve të rinj, sepse pikërisht aty fillon dhe kultivohet dashuria për leximin. Në stendën e Diturisë ju presin libra për fëmijë e të rinj, letërsi shqipe dhe e përkthyer, si edhe shumë prej titujve tanë më të dashur për lexuesit. Ju mirëpresim në Tuz, Mali i Zi, mes...

Continue Reading →

Booktrailer – “Mrekullia e madhe”

"Mrekulli e madhe", nga Viola Ardone Një roman thellësisht prekës dhe i guximshëm. Sepse duhet guxim për të trajtuar një temë kaq delikate si çmenduria, realiteti i tmerrshëm i spitaleve, mbyllja e tyre, historitë e shumta të grave të mbyllura dhe të "varrosura" këtu sepse konsideroheshin të ndryshme, rebele, të çuditshme, imorale, të paafta. Një histori e trishtuar e treguar me një gjuhë të lehtë me nuanca ironike, me një narrativë që e bën leximin të këndshëm, por edhe sfidues. Lexojeni këtë libër, pasi të ndiqni edhe trailerin e përgatitur nga Dituria. #creativeeurope#mrekulliiaemadhe#ViolaArdone#agimdoksani

Continue Reading →

Booktrajleri i librit “Të zhdukurit e Dritëhënës”

Ndiqeni booktrajlerin e librit "Të zhdukurit e Dritëhënës", të shkruar nga Christelle Dabos dhe përkthyer nga Lorena Dedja, vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021 "Të zhdukurit e Dritëhënës" fillon pikërisht aty ku mbaroi vëllimi i parë "Të fejuarit e dimrit". Në Arkën e akullt të Polit, ku Ofelia është flakur nga Plakat për t’u martuar kundër dëshirës të saj me fisnikun Torn, vapa është mbytëse. Por ky është vetëm një nga iluzionet e krijuara nga Mirazhët, klani dominues i Arkës... Aventura, intriga, pasion në një...

Continue Reading →

“Vizitorja e pasqyrës 2. Të zhdukurit e Dritëhënës”

Një botë plot intriga dhe gënjeshtra... ju kujton diçka? Po një botë ku dashuria të ëmbëlson jetën? "Të zhdukurit e Dritëhënës" i Christelle Dabos është një roman ku fantastikja nderthuret me realen, është një libër që nuk të kërkon t'i besosh një bote imagjinare; të kërkon të shohësh ndryshe botën reale. Për të rinj dhe të rritur, një roman që të kënaq dhe të mëson të dallosh të mirën nga e keqja, edhe kur kjo e fundit vesh rrobën e mirësisë.

Continue Reading →