VERA E ZHYTJEVESara Stridsberg/Sokol Demaku"Disa njerëz… Ndonjëherë janë aq të trishtuar saqë duhet të jetojnë për ca kohë në spital, derisa t'u kalojë. Nuk është asgjë serioze."Këto janë fjalët e Zoes, protagonistes së vogël të këtij libri plot ilustrime me ngjyra që rrëfen takimet e saj me të atin dhe sëmundjen mendore të tij dhe, me thjeshtësi, na tregon se çdo gjë është e mundur, madje edhe ajo që duket e pakuptueshme.Rrëfim prekës, i fuqishëm dhe i veçantë si në fjalët ashtu edhe në imazhet e veta. Një libër që të gjithë duhet ta lexojnë.
Video nga aktiviteti në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli”
Po, libri artistik duhet të hyjë në shkollë, aq më tepër në bibliotekë. Vërtet shkrimtarët nuk kanë shkopin magjik që u ngjall fëmijëve dëshirën për të lexuar, por fjalët e tyre kanë peshë... Sot Virgjil Muçi dhe Astrit Beqiraj ishin në Bibliotekën publike "Qemal Baholli" të Elbasanit për të folur e diskutuar me fëmijët për librat e botuar së fundmi nga Dituria, autorë ose përkthyes të të cilëve janë. Dhe a e dini çfarë? Fëmijët u kënaqën shumë por dhe të rriturit nuk mbeten prapa. Mesueset kërkuan takime të reja dhe ne do të jemi sërish pranë tyre
Nga turi letrar për librat për fëmijë Prezantimi i librave për fëmijë në Biblioteken Publike “Qemal Baholli”, Elbasan
Çaste nga prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi, në Bibliotekën Publike "Qemal Baholli", Elbasan. Falënderojmë mikpritësit, mësueset por sidomos lexuesit e vegjël për dëshirën dhe entuziazmin e tyre për librat tanë. #CreativeEurope
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër
Prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski në shkollën "Koto Hoxhi" në Gjirokastër, kl. 4c me mësuese Evën.
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën komunitare “Ndoc Mazi” në Shkodër
Për librin dhe dashurinë për të dhe në veçanti për librat "Njeriu që mbillte pemë" dhe "Djali që e sheh botën me gishta" u organizua një aktivitet në shkollën komunitare "Ndoc Mazi" Shkodër, me nxënës të kl.5. Falënderojmë drejtoren Valbona Idrizi dhe mësueset Valbona Kraja e Marilda Rakaj, që me perkushtim u ushqejnë nxënësve dashurinë për librin. #CreativeEurope
Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “Jusuf Puka” në Durrës, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”
Sot u përmbyll me sukses konkursi i eseve i zhvilluar mes nxënësve të klasave V të shkollës “Jusuf Puka” në Durrës. Konkursi, i organizuar me përkushtim nga mësuese Genta, me synimin për të nxitur te fëmijët dashurinë për leximin, reflektimin dhe shprehjen krijuese përmes shkrimit, pati dy tema domethënëse: “Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështet dhe mbron jetën”, frymëzuar nga libri “Njeriu që mbillte pemë” i J. Giono, si dhe “Një vajzë mund të arrijë gjithçka që dëshiron”, frymëzuar nga libri “Vera e zhytjeve” i S. Stridsberg. Përmes eseve të tyre, nxënësit sollën mendime të ndiera për...
Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko” në Korçë, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”
Kur misionet e dy institucioneve përputhen për të nxitur e kultivuar dëshirën e lexuesve të rinj për librin. Bibliotekat mund të bëjnë shumë për këtë kur kanë drejtues e punonjës të përkushtuar si Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë. Ju lumtë nxënësve që morën pjesë në këtë garë krijimesh. Në vijim do t'i publikojmë esete më të bukura. #CreativeEurope #shtepiabotuesedituria #antoniobanliku #leximeterekomanduara
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Tiranë, për librin “Vera e zhytjeve”
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, u zhvillua veprimtaria letrare me nxënësit e klasës II-A, me temë "Një libër, një botë për t'u zbuluar", analiza e librit “Vera e zhytjeve” e autores Sara Stridsberg. Të lumtur që krijojmë emocione dhe reflektime te nxënesit me libra të tillë delikatë dhe me tema "tabu" si "Vera e zhytjeve" e shkruar nga Sara Stridsberg dhe e përkthyer në shqip nga Sokol Demaku. #shtepiabotuesedituria #CreativeEurope #veraezhytjeve
Audiobook: Vera e zhytjeve – “Mendoj se babai im është si pemët. Në dimër bën gjoja sikur nuk jeton më. Pastaj, në verë rilind”
Book trailer: “Vera e Zhytjeve”
"Mendoj se babai im është si pemët. Në dimër bën gjoja sikur nuk jeton më. Pastaj, në verë rilind." Një libër për fëmijë me një temë ndryshe, nga ato që zakonisht nuk i zëmë në gojë, sikur t'u ruhemi, sikur të jenë ngjitëse dhe, për më tepër, të turpshme: sëmundjet mendore. Sara Stridsberg, e njohur për lexuesin tonë, vjen me një libër të ri për fëmijë, që ka në qendër një vajzë të vogël, Zoen, që na tregon me emocion aventurën e saj. Babai i saj ndodhet në një spital psikiatrik, i rrethuar nga njerëz që "vetëm kontrollojnë që ai...