Në kuadër të aktiviteteve për nxitjen e leximit dhe afrimin e fëmijëve me letërsinë, u zhvillua një takim me nxënësit e klasës së tretë të shkollës 9-vjeçare “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, në ambientet e librarisë “Pogradeci”, ku u prezantuan librat Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski. Takimi u konceptua si një bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me fëmijët. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua mesazheve që përcjellin këta libra: dashuria për natyrën, përgjegjësia ndaj mjedisit, fuqia e veprimeve të vogla, si edhe pranimi i ndryshimit dhe fuqia e...
Aktivitet me nxënësit e shkollës “Muhamer dhe Esat Minarolli” në librari “Pogradeci”