djali-qe-e-sheh-boten-me-gishta

Video nga aktiviteti në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli”

Po, libri artistik duhet të hyjë në shkollë, aq më tepër në bibliotekë. Vërtet shkrimtarët nuk kanë shkopin magjik që u ngjall fëmijëve dëshirën për të lexuar, por fjalët e tyre kanë peshë... Sot Virgjil Muçi dhe Astrit Beqiraj ishin në Bibliotekën publike "Qemal Baholli" të Elbasanit për të folur e diskutuar me fëmijët për librat e botuar së fundmi nga Dituria, autorë ose përkthyes të të cilëve janë. Dhe a e dini çfarë? Fëmijët u kënaqën shumë por dhe të rriturit nuk mbeten prapa. Mesueset kërkuan takime të reja dhe ne do të jemi sërish pranë tyre

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Prezantimi i librave për fëmijë në Biblioteken Publike “Qemal Baholli”, Elbasan

Çaste nga prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi, në Bibliotekën Publike "Qemal Baholli", Elbasan. Falënderojmë mikpritësit, mësueset por sidomos lexuesit e vegjël për dëshirën dhe entuziazmin e tyre për librat tanë. #CreativeEurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën komunitare “Ndoc Mazi” në Shkodër

Për librin dhe dashurinë për të dhe në veçanti për librat "Njeriu që mbillte pemë" dhe "Djali që e sheh botën me gishta" u organizua një aktivitet në shkollën komunitare "Ndoc Mazi" Shkodër, me nxënës të kl.5. Falënderojmë drejtoren Valbona Idrizi dhe mësueset Valbona Kraja e Marilda Rakaj, që me perkushtim u ushqejnë nxënësve dashurinë për librin. #CreativeEurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën “28 Nëntori” në Laprakë, për librin “Djali që e sheh botën me gishta”

"Djali që e sheh botën me gishta" i shkrimtarit polak Tomas Malkowski, përkthyer nga Astrit Beqiri, shkon në shkollën "28 Nëntori", Laprakë. Diskutimet, pyetjet dhe reflektimet treguan se historia e këtij djali ka arritur t'i bëjë fëmijët të mendojnë ndryshe për mënyrën si e perceptijnë botën dhe vlerat që na mëson për empatinë, kurajon dhe imagjinatën. Shpresojmë që ky libër t'i ketë frymëzuar për të lexuar më shumë dhe për ta parë botën me sy të hapur dhe zemër të ndjeshme. Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe psikologes së shkollës për pyetjet dhe bisedën e mrekullueshme! #djaliqeeshehbotenmegishta #TomasMalkowski #AstritBeqiri #CreativeEurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në bibliotekën “Hamit Beqja” për librin “Djali që e sheh botën me gishta”

A jemi njësoj? Apo jemi të ndryshëm dhe falë këtij ndryshimi jemi më të zot apo më pak të zot për t'i bërë ballë jetës? Një diskutim i bukur, nisur nga personazhi i Kamilit, të librit "Djali që e sheh botën me gishta", u zhvillua në takimin që përkthyesi Astrit Beqiraj dhe gazetarja Albana Nexhipi bënë në bibliotekën Hamit Beqja, me nxënës të klasës VI të shkollës "Fan Noli", me praninë e mësueseve Etleva Meço dhe Eni Mesi. #astribeqiraj #leximeterekomanduara #CreativeEurope

Continue Reading →