Blogu

Një libër, shumë mënyra për ta parë botën

Në qendrën Boart, takimi i klubit të librit ishte këtë herë një udhëtim në një botë që nuk shihet vetëm me sy.

Bashkë me fëmijët folëm për “Djali që e sheh botën me gishta”, librin e Tomasz Małkowskit, dhe për Kamilin, djaloshin që na mëson se bota mund të zbulohet edhe përmes prekjes, tingujve, imagjinatës dhe mënyrës se si ndiejmë.

Fëmijët folën për atë që i emocionoi, për momentet që i shtinë në mendime dhe për mënyrën se si do ta përjetonin ata një botë ku jo gjithçka mund të shihet.

Një pasdite e mbushur me fëmijë, libra, pyetje dhe një botë që, për pak çaste, u pa me gishta.