Në datat 15 dhe 16 tetor, për dy ditë, Berati do të gjallërohet me histori, takime dhe zëra profesionistësh dhe sidomos lexuesish gjatë Festivalit Letrar "Qyteti i një mijë librave". Festivali është një ftesë për të hyrë në botën e librit, të letërsisë, për ta përjetuar nga afër, për te gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Beratit, të cilëve u drejtohet drejtpërdrejt ky festival, por edhe të rriturve. Temat kryesore të festivalit: #leximi#identiteti#problemet klimatike #diversiteti#distanca (mes meje dhe së ardhmes, mes ëndrrave dhe realitetit). Do të flasim e diskutojmë për të gjitha këto, me shkrimtarë, përkthyes, botues, mësues, përfaqësues institucionesh,...
Video për Festivalin Letrar “Qyteti i një mijë librave”