admin

Shkrimtaret Rajmonda Gjencaj dhe Ana Tisi në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur"! Ishte menduar të organizohej si sesion leximi. Por Raimonda Gjencaj di aq bukur t’ua rrëmbejë zemrën fëmijëve sa ata deshën shumë te dëgjonin fjalën e saj... dhe pastaj të vazhdonin me leximin. Sigurisht kur flitet për një histori aventure, fantazie dhe teknologjie, dhe mbi të gjitha, për një personazh që quhet Taku, të cilit i ndodh “gjëma” (a e dini këtë fjalë) pra thyen këmbën dhe ndryshe nga ç’e kishte menduar, detyrohet t’u thotë lamtumirë shumë planeve të veta të pushimeve, të gjithë fëmijët bëhen kureshtarë. Aq më tepër që është dikush që...

Continue Reading →

Shfaqja teatrale për librin “Njeriu që mbillte pemë”, në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Po çfarë mund të themi për shfaqjen teatrale, një mënyrë origjinale e zgjedhur nga fëmijët për të folur për librin “Njeriu që mbillte pemë” të Jean Giono-së, përkthyer në shqip nga Saverina Pasho? Nxënësit na kujtuan, me thjeshtësi, se edhe një njeri mund ta ndryshojë botën, përmes durimit, shpresës dhe dashurisë për jetën. Djali i vogël që luante rolin e burrit që nuk kërkoi famë, pushtet apo pasuri, e luante rolin gjithë qejf dhe gjallëri. Gjatë gjithë shfaqjes ai mbillte lende, që më pas të mbinin pemët. Dhe duke mbjellë pemë, ai ishte...

Continue Reading →

“Princeshëza e Hënës” në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Një takim shumë interesant me të rinjtë ishte ai i Virgjil Muçit, autor i librit “Princeshëza e Hënës”. Takimin e hapi Mariana Ymeri, nga Shtëpia Botuese Dituria, e cila u shpreh që “për fat të mirë kemi edhe një princeshë, si princi i vogël i Exyperise, një princeshë që jeton në Hënë dhe që kujdeset që ky planet të mos ndotet, falë Virgjilit, shkrimtarit tonë”. Virgjil Muci foli për historinë e librit si për një përrallë moderne, si një përrallë ku ngjarjet ndodhin në një planet tjetër. Por, libri ka edhe shumë pyetje të thella, sepse kjo është detyrë e...

Continue Reading →

Prezantimi i librit “Djali që e sheh botën me gishta”, në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Prezantimi i librit "Djali që e sheh botën me gishta" nga vetë autorët, Tomasz Malkowski dhe Joanna Rusinek. Takimin e hapi shkrimtarja Albana Nexhipi që i uroi dy autorët për librin, duke u ndalur te personazhi i Kamilit që përfaqëson një fëmijë që ka nevojë të kuptohet, të pranohet nga shokët që të bëjë një jetë normale. “Mirë se vini në Shqipëri, Tomasz dhe Joanna. Historia juaj u flet jo vetëm lexuesve të rinj, por edhe të rriturve që ende kanë guximin të mallëngjehen e entuziazmohen." Të dy autorët e librit folën rreth...

Continue Reading →

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”, në Institutin arsimor Wilson

Në kuadrin e projektit europian "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë" të Shtëpisë Botuese Dituria, sot u hap festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur", që do të zhvillohet në 3 shkolla, Institutin arsimor Wilson, shkollën 9-vjeçare "Haki Shehu" Petrelë dhe Institutin Ramazan Kabashi". Shkolla e parë që na mirëpriti, ishte Instituti arsimor Wilson. Në festival ishin të ftuar shkrimtarët shqiptarë Virgjil Muçi, Diana Çuli, Rajmonda Belli Gjençaj, Albana Nexhipi Lekaj, Ana Tisi, përkthyesit Agim Doksani, Astrit Beqiraj etj, dhe shkrimtari polak Tomasz Malkowski së bashku me ilustruesen Joanna Rusinek, autorë të librit "Djali që sheh me gishta", që Dituria...

Continue Reading →

Konkursi “Booktube më i mirë”, edicioni i 3, shkurt-maj 2026

Konkursi “Booktube më i mirë”, edicioni i 3 Në kuadër të nismës “BookTubing”, u organizua edicioni i tretë i konkursit “BookTuberi më i mirë”, me synim nxitjen e leximit, zhvillimin e shprehjes krijuese dhe promovimin e librit përmes videove të realizuara nga vetë fëmijët. Konkursi u zhvillua mbi bazën e tre titujve: “Njeriu që mbillte pemë” nga Jean Giono, “Vera e zhytjeve” nga Sara Stridsberg dhe “Djali që e sheh botën me gishta” nga Tomasz Małkowski. Përmes këtyre veprave, pjesëmarrësit u nxitën jo vetëm të lexonin, por edhe të shprehnin në mënyrë personale mendimet, emocionet dhe mesazhet që kishin marrë...

Continue Reading →

“Njeriu që mbillte pemë”, në shkollën Nehemia, Pogradec

"Njeriu që mbillte pemë" libri i Jean Giono, perkthyer nga Saverina Pasho, ka një potencial të jashtëzakonshëm edukativ dhe pedagogjik, është një tekst ideal për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët. Historia e Elzear Bufierit, me thjeshtësinë e saj, është veçanërisht e përshtatshme për shkollat ​​për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë të reflektojnë mbi marrëdhënien midis njeriut dhe natyrës. I lumtë shkollës #Nehemia dhe sigurisht drejtuesve dhe mesuesve të saj, që e ka zgjedhur dhe e ka dramatizuar këtë libër, kaq bukur. I ftojmë edhe shkolla të tjera të punojnë me...

Continue Reading →