admin

Nga turi letrar për librat për fëmijë – Shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, në shkollën “Ismail Qemali”, Vlorë

Shpallet konkursi “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, në shkollën "Ismail Qemali", Vlorë!  Shprehni imagjinatën, ndani emocionet dhe bëhuni Booktuberi më i mirë! Nxënës të klasave VI u ftuan që të realizojnë videot për booktub, frymëzuar nga librat: Njeriu që mbillte pemë – Jean Giono Vera e zhytjeve – Sara Stridsberg Djali që e sheh botën me gishta – Tomas Malkowski  Do të ketë fitues dhe videot më të mira do të ndahen në rrjetet sociale të DITURISË, me dhurata surprizë për krijimtarinë dhe pasionin e tyre!

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Prezantimi i librave dhe shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë” – “Naim Frashëri”, Fier

 Një ditë e veçantë kushtuar librit dhe leximit në shkollën "Naim Frashëri", Fier! Prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3. Një aktivitet plot emocione dhe diskutime, me nxënës të klasave IV dhe V, gjatë të cilit nxënësit u frymëzuan për të ndarë idetë dhe emocionet e tyre.   Ky aktivitet shërbeu edhe për të shpallur konkursin “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, një mundësi për nxënësit, që të tregojnë kreativitetin dhe pasionin e tyre për librat përmes videove, duke...

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën “28 Nëntori” në Laprakë, për librin “Djali që e sheh botën me gishta”

"Djali që e sheh botën me gishta" i shkrimtarit polak Tomas Malkowski, përkthyer nga Astrit Beqiri, shkon në shkollën "28 Nëntori", Laprakë. Diskutimet, pyetjet dhe reflektimet treguan se historia e këtij djali ka arritur t'i bëjë fëmijët të mendojnë ndryshe për mënyrën si e perceptijnë botën dhe vlerat që na mëson për empatinë, kurajon dhe imagjinatën. Shpresojmë që ky libër t'i ketë frymëzuar për të lexuar më shumë dhe për ta parë botën me sy të hapur dhe zemër të ndjeshme. Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe psikologes së shkollës për pyetjet dhe bisedën e mrekullueshme! #djaliqeeshehbotenmegishta #TomasMalkowski #AstritBeqiri #CreativeEurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në bibliotekën “Hamit Beqja” për librin “Djali që e sheh botën me gishta”

A jemi njësoj? Apo jemi të ndryshëm dhe falë këtij ndryshimi jemi më të zot apo më pak të zot për t'i bërë ballë jetës? Një diskutim i bukur, nisur nga personazhi i Kamilit, të librit "Djali që e sheh botën me gishta", u zhvillua në takimin që përkthyesi Astrit Beqiraj dhe gazetarja Albana Nexhipi bënë në bibliotekën Hamit Beqja, me nxënës të klasës VI të shkollës "Fan Noli", me praninë e mësueseve Etleva Meço dhe Eni Mesi. #astribeqiraj #leximeterekomanduara #CreativeEurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “Jusuf Puka” në Durrës, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”

Sot u përmbyll me sukses konkursi i eseve i zhvilluar mes nxënësve të klasave V të shkollës “Jusuf Puka” në Durrës. Konkursi, i organizuar me përkushtim nga mësuese Genta, me synimin për të nxitur te fëmijët dashurinë për leximin, reflektimin dhe shprehjen krijuese përmes shkrimit, pati dy tema domethënëse: “Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështet dhe mbron jetën”, frymëzuar nga libri “Njeriu që mbillte pemë” i J. Giono, si dhe “Një vajzë mund të arrijë gjithçka që dëshiron”, frymëzuar nga libri “Vera e zhytjeve” i S. Stridsberg. Përmes eseve të tyre, nxënësit sollën mendime të ndiera për...

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko” në Korçë, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”

Kur misionet e dy institucioneve përputhen për të nxitur e kultivuar dëshirën e lexuesve të rinj për librin. Bibliotekat mund të bëjnë shumë për këtë kur kanë drejtues e punonjës të përkushtuar si Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë. Ju lumtë nxënësve që morën pjesë në këtë garë krijimesh. Në vijim do t'i publikojmë esete më të bukura. #CreativeEurope #shtepiabotuesedituria #antoniobanliku #leximeterekomanduara

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Tiranë, për librin “Vera e zhytjeve”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, u zhvillua veprimtaria letrare me nxënësit e klasës II-A, me temë "Një libër, një botë për t'u zbuluar", analiza e librit “Vera e zhytjeve” e autores Sara Stridsberg. Të lumtur që krijojmë emocione dhe reflektime te nxënesit me libra të tillë delikatë dhe me tema "tabu" si "Vera e zhytjeve" e shkruar nga Sara Stridsberg dhe e përkthyer në shqip nga Sokol Demaku. #shtepiabotuesedituria #CreativeEurope #veraezhytjeve

Continue Reading →

Book trailer: “Vera e Zhytjeve”

"Mendoj se babai im është si pemët. Në dimër bën gjoja sikur nuk jeton më. Pastaj, në verë rilind." Një libër për fëmijë me një temë ndryshe, nga ato që zakonisht nuk i zëmë në gojë, sikur t'u ruhemi, sikur të jenë ngjitëse dhe, për më tepër, të turpshme: sëmundjet mendore. Sara Stridsberg, e njohur për lexuesin tonë, vjen me një libër të ri për fëmijë, që ka në qendër një vajzë të vogël, Zoen, që na tregon me emocion aventurën e saj. Babai i saj ndodhet në një spital psikiatrik, i rrethuar nga njerëz që "vetëm kontrollojnë që ai...

Continue Reading →