Këto ditë patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në Panairin e Librit në Shkup, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mblodhi lexues, autorë, botues dhe dashamirës të librit nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe rajoni.
Për ne ishte një mundësi e vyer për të takuar lexuesit shqiptarë, për të prezantuar titujt tanë më të rinj dhe për të forcuar lidhjet kulturore përmes librit.
Libri në gjuhën shqipe ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është një urë që lidh brezat me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre, por edhe një mjet i domosdoshëm për zhvillimin arsimor e kulturor të komunitetit. Prania e librave cilësorë në shqip dhe mbështetja e leximit janë investime të çmuara për të ardhmen.
Falënderojmë organizatorët e panairit, Komunën e Çairit, botuesen Irena Toçi dhe të gjithë vizitorët që ndaluan pranë stendës sonë. Takimet me lexuesit mbeten gjithmonë motivimi ynë më i madh për të vazhduar misionin e përhapjes së librit dhe të kulturës së leximit.
#Dituria#PanairiILibrit#Shkup#LibriShqip#Leximi#KulturaShqiptare#MaqedoniaEVeriut



