Blogu

“Vizitorja e pasqyrës 2. Të zhdukurit e Dritëhënës”

Një botë plot intriga dhe gënjeshtra… ju kujton diçka? Po një botë ku dashuria të ëmbëlson jetën?

“Të zhdukurit e Dritëhënës” i Christelle Dabos është një roman ku fantastikja nderthuret me realen, është një libër që nuk të kërkon t’i besosh një bote imagjinare; të kërkon të shohësh ndryshe botën reale.

Për të rinj dhe të rritur, një roman që të kënaq dhe të mëson të dallosh të mirën nga e keqja, edhe kur kjo e fundit vesh rrobën e mirësisë.