Nga Panairi Ndërkombëtar i Librit në Selanik!
Sot u promovua në Panair libri "Η Πριγκίπισσα της Σελήνης" (Princeshëza e hënës) me autor Virgjil Muçin, përkthyer në gjuhën greke e pajisur me një parathënie nga Eleana Zhako. Suksese këtij libri të mrekullueshëm, që me siguri do ta pasurojë bibliotekën letrare të lexuesit grek dhe shqiptar në Greqi. Ndërkaq libri është përkthyer edhe në gjuhën italiane dhe do të botohet së shpejti.
Përkthyesja Albana Nexhipi në TV Klan, për librin “Ikanakët”
Në librin "Ikanakët" të Mario Desiatit, përkatësia është thelbësore, por edhe e ndryshueshme, e brishtë dhe ndonjëherë kontradiktore. Njeriu ndihet i lidhur me një vend dhe, në të njëjtën kohë, edhe me një vend tjeter të huaj. Protagonistët e romanit kërkojnë një vend që mund ta quajnë "shtëpi" dhe zbulojnë se shtëpia nuk është vetëm vendi ku lindim, por edhe vendi ku mund të ndërtojmë lidhje autentike që na përcaktojnë se kush jemi. Libri i Desiatit, të cilin jua rekomandojmë, është në fakt një histori kolektive edhe e shoqërisë shqiptare: sa shumë histori ikanakësh kemi edhe ne. Falemnderit #Rudines që...
Botohet në gjuhën greke libri i Virgjil Muçit, “Princeshëza e hënës”
Botohet në gjuhën greke libri i Virgjil Muçit "Η Πριγκίπισσα της Σελήνης" (Princeshëza e hënës) nga Botimet Eurazia, përkthyer nga Eleana Zhako. Një histori e ndritshme si drita e hënës, që na fton të rikthehemi te imagjinata dhe magjia e rrëfimit. Libri do të prezantohet në Panairin e Librit në Selanik, në datën 9 maj. Shumë urime autorit dhe përkthyeses për këtë punë të bukur!
Përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj në TV Klan për librin “Ikanakët”
Përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj në TV Klan, te #Rudina për librin "Ikanakët" të Mario Desiatit, të sapobotuar nga Dituria.
Ashtu siç ka titullin: “Mrekullia e madhe” e Viola Ardones.
“Në Librari”, Agim Doksani për librin “Mrekullia e madhe”
Në emisionin "Në Librari" të Report Tv mund të ndiqni intervistën e përkthyesit Agim Doksani për librin MREKULLIA E MADHE të Viola Ardones.
DITA E TOKËS – Aktiviteti në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë
"Njeriu që mbillte pemë" dhe "Djali që e sheh botën me gishta", dy libra të botuar së fundmi mblodhën në një aktivitet të bukur nxënësit e klasave të katërta në shkollën "Besëlidhja", Lezhë, me mësueset e kujdesshme Lulëzime Celami, Liza Gjini dhe Drita Meshaj. Fëmijët ishin shumë entuziastë edhe për Booktuberin më të mirë, nismë e Diturisë për të nxitur e kultivuar dëshirën për të lexuar e folur më shumë për librin. #CreativeEurope
Përse duhen lexuar librat e Viola Ardones, nga Albana Nexhipi
Kush është Viola Ardone dhe pse duhen lexuar librat e saj "Treni i fëmijëve" dhe "Mrekullia e madhe", ishte tema për të cilën foli shkrimtarja dhe përkthyesja Albana Nexhipi në takimin për prezantimin e librit më të fundit të Viola Ardones.
Prezantimi i romanit “Mrekullia e madhe”, Viola Ardone
Në librarinë Adrion në një takim për prezantimin e librit "Mrekullia e madhe", ku Agim Doksani, përkthyes dhe Albana Nexhipi, shkrimtare e përkthyese, si edhe lexuesit e shumtë konfirmuan edhe një herë mjeshtërinë dhe sensibilitetin e Viola Ardones në përshkrimin e fatkeqësisë se një nëne dhe një bije në kontekstin e një kapitulli të turpshëm të historisë italiane. Deri disa dhjetëvjeçarë më parë, të ishe grua e lirë, jashtë normave të shoqërisë së kohës ose thjesht ndryshe, nënkuptonte refuzimin e shoqërisë dhe mbylljen e grave në spitale "gjysmëbotë", siç i quante Elba, protagonistja e rrëfimit spitalet e tilla, nga babai,...