Një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore italiane vjen për të takuar lexuesit shqiptarë!
Fituesi i Çmimit Strega 2022, Desiati do të diskutojë për “Ikanakët” (Spatriati) një roman për ata që largohen dhe kërkojnë vendin e tyre në botë, për dashuritë, rrënjët e gjithsecilit prej nesh dhe guximin për të jetuar ndryshe.
Në dialog me autorin: Albana Nexhipi Lekaj, përkthyesja e librit në shqip.
Biblioteka Kombëtare – Qendra “Sotir Kolea”
E martë, 29 shtator
Ora 17:00
Ejani ta takojmë nga afër Mario Desiatin dhe të ndajmë së bashku emocionin e një libri që flet për të gjithë.
Ju presim! ![]()
![]()
