Blogu

DITURIA NË PANAIRIN E LIBRIT NË TUZ

Prezantohen disa libra të rinj për fëmijë në Panairin e Librit. Dje në stendën e Diturisë, u prezantuan tre tituj:

“Njeriu që mbillte pemë” shkruar nga Jean Giono, përkthyer nga Saverina Pasho.

“Djali që e sheh botën me gishta” shkruar nga Tomasz Malkowski dhe përkthyer nga Astrit Beqiraj.

Dhe libri “Vera e zhytjeve”, shkruar nga Sara Stridsberg dhe përkthyer nga Sokol Demaku.

Jeta Hamzallari, nga Shtëpia Botuese DITURIA, u foli nxënësve të shkollave fillore “Mahmut Lekiqi”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe shkolla “Bashkimi”, për temat kryesore të këtyre librave dhe sidomos për librin, kënaqësinë e leximit, duke i nxituar të lexojnë sa më shumë, edhe për të zbuluar botën e madhe përmes tyre dhe mundësitë që të hap përpara.

#djaliqeeshehbotenmegishta#njeriuqembilltepeme#veraezhytjeve#princeshezaehenes