Pas takimit në qendrën “Sotir Kolea”, Mario Desiati ishte sot në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”.
Nxënës të viteve të para, të dyta dhe të treta ishin aty jo thjesht për të dëgjuar një shkrimtar, por për të bashkëbiseduar me të. Pyetjet e tyre të mençura, të papritura, të thella, herë-herë edhe të guximshme, e çuan bisedën përtej librit. U fol për personazhet, për zgjedhjet e tyre, për dashurinë, lirinë, marrëdhëniet, jetën dhe atë moshë kur njeriu nis të kërkojë me më shumë këmbëngulje përgjigjet e veta.
Mario Desiati zhvilloi një bisedë të çilter, pa distancën që shpesh krijon një takim formal. Përkthyesja e librit dhe e takimit, Albana Nexipi Lekaj, e bëri komunikimin edhe më të afërt. Për takimin u kujdes redaktorja e librit, Jeta Hazamllari.
I falënderojme nga zemra dr. Edlirën dhe mësueset Zyra, Alket dhe Mirela, për mikpritjen dhe organizimin me përkushtim të këtij takimi, por edhe që edukojnë nxënës mendjehapur. Dhe sigurisht vetë nxënësit, që, mes të tjerash, flisnin një italishte fluente, dhe madje këndonin shumë bukur
.
#CreativeEurope #Ikanaket #mariodesiati #shtepiabotuesedituria #shkollaluanhajdaraga #istitutoitalianodiculturatirana #Alessandroruggera #AlbanaNexhipiLeka











