admin

Booktrailer – “Mrekullia e madhe”

"Mrekulli e madhe", nga Viola Ardone Një roman thellësisht prekës dhe i guximshëm. Sepse duhet guxim për të trajtuar një temë kaq delikate si çmenduria, realiteti i tmerrshëm i spitaleve, mbyllja e tyre, historitë e shumta të grave të mbyllura dhe të "varrosura" këtu sepse konsideroheshin të ndryshme, rebele, të çuditshme, imorale, të paafta. Një histori e trishtuar e treguar me një gjuhë të lehtë me nuanca ironike, me një narrativë që e bën leximin të këndshëm, por edhe sfidues. Lexojeni këtë libër, pasi të ndiqni edhe trailerin e përgatitur nga Dituria. #creativeeurope#mrekulliiaemadhe#ViolaArdone#agimdoksani

Continue Reading →

Booktrajleri i librit “Të zhdukurit e Dritëhënës”

Ndiqeni booktrajlerin e librit "Të zhdukurit e Dritëhënës", të shkruar nga Christelle Dabos dhe përkthyer nga Lorena Dedja, vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021 "Të zhdukurit e Dritëhënës" fillon pikërisht aty ku mbaroi vëllimi i parë "Të fejuarit e dimrit". Në Arkën e akullt të Polit, ku Ofelia është flakur nga Plakat për t’u martuar kundër dëshirës të saj me fisnikun Torn, vapa është mbytëse. Por ky është vetëm një nga iluzionet e krijuara nga Mirazhët, klani dominues i Arkës... Aventura, intriga, pasion në një...

Continue Reading →

“Vizitorja e pasqyrës 2. Të zhdukurit e Dritëhënës”

Një botë plot intriga dhe gënjeshtra... ju kujton diçka? Po një botë ku dashuria të ëmbëlson jetën? "Të zhdukurit e Dritëhënës" i Christelle Dabos është një roman ku fantastikja nderthuret me realen, është një libër që nuk të kërkon t'i besosh një bote imagjinare; të kërkon të shohësh ndryshe botën reale. Për të rinj dhe të rritur, një roman që të kënaq dhe të mëson të dallosh të mirën nga e keqja, edhe kur kjo e fundit vesh rrobën e mirësisë.

Continue Reading →

Dituria në Panairin e Librit në Shkup

Këto ditë patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në Panairin e Librit në Shkup, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mblodhi lexues, autorë, botues dhe dashamirës të librit nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe rajoni. Për ne ishte një mundësi e vyer për të takuar lexuesit shqiptarë, për të prezantuar titujt tanë më të rinj dhe për të forcuar lidhjet kulturore përmes librit. Libri në gjuhën shqipe ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është një urë që lidh brezat me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre, por edhe një mjet i domosdoshëm për zhvillimin...

Continue Reading →