Biblioteka publike “Dritëro Agolli” në Fier, një ambient i ngrohtë dhe mikpritës, hapi dyert për të mirëpritur nxënësit e klasave V, VIII dhe IX të shkollës “Andon Xoxa”, në një takim të këndshëm letrar ku morën pjesë përkthyesja Elda Gjana dhe redaktorja Jeta Hamzallari. Elda Gjana prezantoi romanin Si ma shpjegoi çmenduria botën të autores Dita Zipfel, duke ndarë me nxënësit përvojën e saj në përkthimin e kësaj vepre dhe duke folur për mënyrën se si humori, ironia, loja me fjalët dhe imagjinata ndërthuren në rrëfim. Ajo u ndal te personazhi i Lusit, një vajzë në prag të adoleshencës, e...
“Guxo të mendosh ndryshe! Dy libra, dy histori të veçanta dhe shumë arsye për ta parë botën ndryshe…” – Takim me nxënësit në bibliotekën publike “Dritëro Agolli”, Fier