Ikanakët

“Liria për të qenë vetvetja”, takim tek Europa House

Sot në Europa House për të folur për një temë sa interesante aq edhe aktuale: "Liria për të qenë vetvetja" përmes faqeve të dy librave: "Ikanakët" e shkrimtarit italian, Mario Desiati, fitues i çmimit Strega, përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj dhe "Te zhdukurit e Dritëhënës" e shkrimtares franceze, Christelle Dabos, përkthyer nga Lorena Dedja. Takimin e hapi drejtori i Shtepisë Botuese Dituria, Petrit Ymeri. Folën ne këtë takim Sevim Arbana, drejtuese e Shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare", Albana Nexhipi dhe Lorena Dedja. Falënderojmë nxënësit e gjimnazeve "Luan Hajdaraga", "Partizani" dhe Sevasti Qirjazi që morën pjesë aktivisht në takim dhe...

Continue Reading →

“Përkthimi si një negocim i vazhdueshëm” – laborator përkthimi me nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë

Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë u zhvillua laboratori i përkthimit me temë “Përkthimi si një negocim i vazhdueshëm”, me pjesëmarrjen e nxënësve të përfshirë në projektin italian dhe të përkthyesve Albana Nexhipi Lekaj dhe Agim Doksani, të cilët prezantuan përkatësisht romanet Ikanakët të Mario Desiatit dhe Mrekullia e madhe. Përmes shembujve konkretë nga puna me këto dy vepra, përkthyesit i njohën nxënësit me sfidat dhe zgjedhjet që shoqërojnë procesin e përkthimit letrar. Diskutimi u përqendrua te marrëdhënia mes dy gjuhëve, nuancat e kuptimit, përshtatja kulturore dhe përgjegjësia për të ruajtur zërin e autorit, pa humbur natyrshmërinë dhe pasurinë e...

Continue Reading →

“Ikanakët” dhe “Mrekullia e madhe” në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”

Duke promovuar letërsinë e mirë: IKANAKËT dhe MREKULLIA E MADHE Një bisedë e ngrohtë dhe e hapur për letërsinë u zhvillua mes autores dhe përkthyeses Albana N. Lekaj dhe nxënësve të vitit të tretë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, rreth romanit “Ikanakët” të shkrimtarit italian Mario Desiati, fitues i çmimit Strega 2022. Takimi nisi me një diskutim mbi autorët e vlerësuar me çmimin Nobel në letërsi dhe vendin e tyre në letërsinë botërore, për të vijuar me subjektin dhe tematikat e “Ikanakëve”: kërkimin e identitetit, përkatësinë dhe dilemat e brezit të ri. Mësuesja Anila Shori zhvilloi një bisedë të këndshme...

Continue Reading →

Për “IKANAKËT”/ Mario Desiati, një fitues i çmimit “Strega” në Tiranë. Nga Albana Nexhipi Lekaj – Metropolpost

Ja një shkrim interesant për aktivitetet me shkrimtarin Mario Desiati, i ftuar në Tiranë nga Shtëpia Botuese DITURIA. Faleminderit Metropolpost dhe perkthyeses sonë Albana Nexhipi Lekaj. https://metropolpost.al/per-ikanaket-mario-desiati-nje-fitues-i-cmimit-strega-ne-tirane-nga-albana-nexhipi-lekaj/?fbclid=IwY2xjawUzMEVleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR4ZYj87cUV15pWB0mBX1_aiEl-0VklQdTViyKvt4-I9dgtrVA9G6tjRSeLcXQ_aem_hYQryV186UuZgeEqExKLsQ

Continue Reading →

Mario Desiati në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”

Pas takimit në qendrën “Sotir Kolea”, Mario Desiati ishte sot në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”. Nxënës të viteve të para, të dyta dhe të treta ishin aty jo thjesht për të dëgjuar një shkrimtar, por për të bashkëbiseduar me të. Pyetjet e tyre të mençura, të papritura, të thella, herë-herë edhe të guximshme, e çuan bisedën përtej librit. U fol për personazhet, për zgjedhjet e tyre, për dashurinë, lirinë, marrëdhëniet, jetën dhe atë moshë kur njeriu nis të kërkojë me më shumë këmbëngulje përgjigjet e veta. Mario Desiati zhvilloi një bisedë të çilter, pa distancën që shpesh krijon një...

Continue Reading →

Mario Desiati në Tiranë!

Një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore italiane vjen për të takuar lexuesit shqiptarë! Fituesi i Çmimit Strega 2022, Desiati do të diskutojë për "Ikanakët" (Spatriati) një roman për ata që largohen dhe kërkojnë vendin e tyre në botë, për dashuritë, rrënjët e gjithsecilit prej nesh dhe guximin për të jetuar ndryshe. Në dialog me autorin: Albana Nexhipi Lekaj, përkthyesja e librit në shqip. Biblioteka Kombëtare – Qendra “Sotir Kolea” E martë, 29 shtator Ora 17:00 Ejani ta takojmë nga afër Mario Desiatin dhe të ndajmë së bashku emocionin e një libri që flet për të gjithë. Ju...

Continue Reading →

Përkthyesja Albana Nexhipi në TV Klan, për librin “Ikanakët”

Në librin "Ikanakët" të Mario Desiatit, përkatësia është thelbësore, por edhe e ndryshueshme, e brishtë dhe ndonjëherë kontradiktore. Njeriu ndihet i lidhur me një vend dhe, në të njëjtën kohë, edhe me një vend tjeter të huaj. Protagonistët e romanit kërkojnë një vend që mund ta quajnë "shtëpi" dhe zbulojnë se shtëpia nuk është vetëm vendi ku lindim, por edhe vendi ku mund të ndërtojmë lidhje autentike që na përcaktojnë se kush jemi. Libri i Desiatit, të cilin jua rekomandojmë, është në fakt një histori kolektive edhe e shoqërisë shqiptare: sa shumë histori ikanakësh kemi edhe ne. Falemnderit #Rudines që...

Continue Reading →