
VERA E ZHYTJEVE
Sara Stridsberg/Sokol Demaku
“Disa njerëz… Ndonjëherë janë aq të trishtuar saqë duhet të jetojnë për ca kohë në spital, derisa t’u kalojë. Nuk është asgjë serioze.”
Këto janë fjalët e Zoes, protagonistes së vogël të këtij libri plot ilustrime me ngjyra që rrëfen takimet e saj me të atin dhe sëmundjen mendore të tij dhe, me thjeshtësi, na tregon se çdo gjë është e mundur, madje edhe ajo që duket e pakuptueshme.
Rrëfim prekës, i fuqishëm dhe i veçantë si në fjalët ashtu edhe në imazhet e veta. Një libër që të gjithë duhet ta lexojnë.