Blogu

Aktivitet me nxënësit e shkollës “Muhamer dhe Esat Minarolli” në librari “Pogradeci”

Në kuadër të aktiviteteve për nxitjen e leximit dhe afrimin e fëmijëve me letërsinë, u zhvillua një takim me nxënësit e klasës së tretë të shkollës 9-vjeçare “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, në ambientet e librarisë “Pogradeci”, ku u prezantua libri “Njeriu që mbillte pemë” i shkrimtarit francez Jean Giono. Takimi u konceptua si një bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me fëmijët. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua mesazheve që përcjell libri: dashurisë për natyrën, përgjegjësisë ndaj mjedisit, fuqisë së veprimeve të vogla dhe rëndësisë së këmbënguljes. Përmes pyetjeve dhe diskutimeve, fëmijët shprehën lirshëm mendimet e tyre për personazhin,...

Continue Reading →

Prezantimi i librit “Princeshëza e hënës” në shkollën “Lefter Talo” në Livadhja

Në shkollën "Lefter Talo" në Livadhja, shkrimtari Virgjil Muçi dhe botuesi Petrit Ymeri, prezantojne librin "Princeshëza e vogël" (Η Πριγκίπισσα της Σελήνης), botuar së fundmi në gjuhën greke. Një pritje e ngrohtë nga nxënësit e kësaj shkolle, minoritarë dhe shqiptarë, të vëmendshëm dhe aktivë në bisedën për librin, për personazhin e vajzës në Hënë, por edhe të angazhuar për të folur për ruajtjen e mjedisit, për robotikën dhe njeriun si edhe për solidaritetin dhe miqësine. Shkrimtari Virgil Muçi lexoi edhe disa fragmente nga libri shqip, ndërsa disa nxënës lexuan fragmente nga ky libër i përkthyer në greqisht nga Eleana Zhako....

Continue Reading →

Festivali “Open mind, Open heart” në shkollën tonë Woodrow Wilson International

Shkolla Woodrow Wilson International gjate dites se enjte 28 Maj perjetoi nje dite shume te vecante, duke patur rolin e pritesit dhe te zhvillueses kryesore te aktivitetit me te rendesishem per fushen e librit: Festivalit te Letersise: Open mind, Open heart. Ky projekt i rendesishem u realizuar nga Shtepia Botuese Shtëpia Botuese DITURIA, e cila mbeshtet fuqimisht botimet per femije e te rinj dhe me gjere. Nje pune lavderuese e miqve te mi Petrit dhe Mariana Ymeri. E bashkepuntoreve te tyre qe kesaj radhe ishim shume dhe cilesore: Dy shkrimtaret polake, Tomas Malkovski dhe Joanna Rusinek,ambasadorit polak z. W. Unolt....

Continue Reading →

Mbyllet me sukses festivali “Open Mind, Open Heart”

Festivali “Open Mind, Open Heart” sot u mbyll. Ai u realizua falë punës, përkushtimit dhe mendjes së shumë njerëzve. Kushdo qe merret me kulturen e veçanërisht librin, e di që ngjarje të tilla madhore janë të vështira. Prandaj duam të shpeshim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe realizimin e këtij festivali: autorët Virgjil Muci, Diana Culi, Rajmonda Belli Gjençaj, Albana Nexhipi, Ana Tisi, Agim Doksani, Astrit Beqiraj, ilustruesit, mësuesit, nxënësit, moderatorët, vullnetarët, partnerët, institucionet mikpritëse, botuesit kolegë dhe çdo person që dha kohën, idetë dhe energjinë e tij për ta bërë këtë përvojë të paharrueshme....

Continue Reading →

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur” në shkollën 9-vjeçare “Haki Shehu”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Në shkollën 9-vjeçare "Haki Shehu” na priti drejtori i shkollës, Endri Hamzai. Prezantuam para nxenesve te kesaj shkolle, ne Petrelen e bukur, dy histori për botën e fëmijëve, rrëfyer nga dy autorë të ndryshëm, njëri nga Shqipëria, Virgjil Muci dhe tjetri polak, Tomasz Malkowski. Një rrëfim për Kamilin, djalin e verbër, që përpiqet ta jetojë jetën si një djalë normal, me guxim, përkushtim dhe dashurinë e të afërmve, duke demonstruar se si jeta normale e dikujt është një përpjekje e përditshme dhe e suksesshme. Një rrëfim tjetër për Princeshëzën e Hënës, plot fantazi...

Continue Reading →

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”, në shkollën “Ramazan Kabashi”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Një diskutim, dje në shkollën “Ramazan Kabashi”, për të tashmen dhe të ardhmen e nxenesve te kesaj shkolle, fëmijë me aftësi të kufizuar, dhe Kamilit, personazhit të librit “Djali që sheh me gishta” që e sheh botën ndryshe, histori plot humor dhe mesazhe shprese, që ripërcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh familje dhe shoqëri për fëmijë të tillë. Astrit Beqiraj, perkthyesi i librit, lexoi me zë të lartë qe femijet të dëgjonin, imagjinonin dhe udhëtonin me imagjinatën e tyre. Në takim morën pjesë edhe autoret e librit Tomasz Malkowski dhe Joanna...

Continue Reading →

Workshop i shkrimit krijues në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Një takim me shkrimtaren Diana Çuli për të hyrë në universin e saj krijues dhe për të zbuluar se si lindin veprat e saj. Si lind një histori? Nga frymëzimet, teknikat dhe udhëtimi i vet personal, autorja foli për mënyrën e saj të punës, duke rrëfyer edhe paksa rreth procesit që i transformon idetë, emocionet dhe vizionet në fjalë. Diana Çuli u përcolli të rinjve mesazhin se për të ecur përpara duhet “stërvitur” truri duke lexuar sidomos libra letrarë. Albana Nexhipi Lekaj, autore e dy librave me personazhin simpatik të Kristalit, me të...

Continue Reading →

Laboratori i vizatimit në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali "Mendje e hapur, zemër e hapur" Një nga momentet më të bukura: Laboratori i vizatimit. Joanna Rusinek, ilustruesja e librit "Djali që sheh me gishta" së bashku me piktorin Artur Dauti, ilustrues i dy librave të shkruar nga Albana Nexhipi, Kristali dhe beteja me emoxhët dhe Kristali dhe interneti çudibërës" i orientuan nxënësit në një garë vizatimesh që kishin subjekt këta libra. #shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#FestivaliOpenmindopenheart#ambasadapolakeneshqiperi#CreativeEurope

Continue Reading →