Blogu

Episodi i parë i podcastit “Koha e librave”: “Njeriu që mbillte pemë”, Jean Giono

Zbulo magjinë e jetës që rritet pemë pas pemë Në këtë episod podcasti për “Njeriu që mbillte pemë” të Jean Giono, udhëtojmë në botën e një njeriu që, me durim e dashuri, i kthen tokës shpresën dhe natyrës jetën. Një histori që të mëson se edhe një veprim i vogël mund të ndryshojë botën...  Dëgjo tani dhe lejo që fryma e pemëve të prekë imagjinatën tënde!

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në Qendrën Boart për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Klubi i Librit në Qendrën Boart!Nxënësit e klasave 3 dhe 4 u mblodhën të shtunën, për të diskutuar rreth librit "Njeriu që mbillte pemë", nga Jean Giono.Një takim i ngrohtë, ku vogëlushët diskutuan për këtë histori të thjeshtë, por të fuqishme, që na mëson se edhe veprimet me të vogla mund të sjellin ndryshime të mëdha.Një libër që na kujton se respekti për tokën, dashuria për jetën dhe përgjegjësia janë vlera që duhen ushqyer që në fëmijëri.Diskutimet e fëmijëve dëshmuan se historia i frymëzoi që të reflektonin për përgjegjësinë, solidaritetin dhe fuginë e qëndrueshmërisë. #njeriuqembilltepeme #jeangiono #saverinapasho #creativeeurope

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti i zhvilluar në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Nga aktiviteti i zhvilluar sot në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë, ku fëmijëve, duke marrë shkas nga libri i Jean Giono "Njeriu që mbillte pemë", dhe disa librave të shkruar prej tij me këtë temë, foli edhe prof. Ilia Lëngu për rëndësinë që ka mjedisi në jetët tona. #njeriuqembilltepeme #jeangiono #CreativeEurope #ilialengu

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “Ismail Qemali” në Vlorë, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Ja edhe një rast kur letërsia, libri, i nxit fëmijët të mendojnë edhe për çështje që dukenmadhore, por që lidhen drejtpërdrejt me jetët tona.“Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështet dhe mbron jetën”, ishte konkursiqë u organizua nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, në Vlorë.Pasi lexuan librin "Njeriu që mbillte pemë" të shkrimtarit francez Jean Giono, të përkthyer nëshqip nga Saverina Pasho, pjesë e projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”, fëmijëttë drejtuar me shumë përkushtim nga mësuese Luljeta, morën pjesë në një konkurs esesh.Ishin rreth 60 nxënës të klasave të treta dhe u vlerësuan shtatë nxënës, tre me...

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “E kuqe” në Tiranë, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Konkursi i esesë me temë “Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështetdhe mbron jetën” nxiti imagjinatën, ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin mjedisor tënxënësve të tri klasave të gjashta të shkollës 9-vjeçare “E kuqe”. Tëfrymëzuar nga libri “Njeriu që mbillte pemë” i Jean Giono, përkthyer nga SaverinaPasho, pjesë e Projektit Europian “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”, nxënësitpërcollën përmes eseve mesazhe të fuqishme për dashurinë ndaj natyrës, përgjegjësinëindividuale dhe fuqinë e veprimeve të vogla që sjellin ndryshime të mëdha.Ashtu si personazhi i Gionos, që me përkushtim e durim kthen një tokë të shkretë nënjë hapësirë të gjallë e të gjelbër, edhe...

Continue Reading →

“Do të gjesh më shumë në pyje sesa në libra”

Bukuria nuk ka dimensione... as kufij. Dhe ky libër i vogël është shembulli i përsosur sepse në shkurtësinë e vet përmban një bukuri të pafund, por mbi të gjitha një dritë shprese që nuk mund të shuhet.60 faqe nëse e lexoni, 30 minuta nëse e dëgjoni. Historia e paharrueshme që tregon jetën e Elzear Bufjesë, një bariu të thjeshtë i cili për më shumë se 30 vjet, madje edhe gjatë viteve më të vështira të dy luftërave botërore, mbolli mijëra pemë në malet franceze, duke ndryshuar përgjithmonë peizazhin përreth, për mirë. "Njeriu që mbillte pemë" është një përrallë moderne e...

Continue Reading →

Book trailer: “Njeriu që mbillte pemë”, Jean Giono

NJERIU QË MBILLTE PEMË shkruar nga Jean Giono, ilustruar nga O. Desvaux dhe përkthyer nga origjinali nga Saverina Pasho. Ndiqeni këtë trajler të bukur, për këtë libër shumë të veçantë, një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, libër që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Do të lexoni një histori të bukur për shpresën, mbijetesën dhe bujarinë. “Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë. Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë...

Continue Reading →

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Në Bibliotekën e fëmijëve, në Durrës, sot prezantuam librin "Njeriu që mbillte pemë" me nxënës të klasës së katërt fillore të shkollës "Jusuf Puka", të shoqëruar nga mësuesja e tyre, Genta. Së bashku me përkthyesen, lexuam, dëgjuam dhe diskutuam historinë, duke reflektuar për vlerën e gjesteve të vogla dhe rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të tjerët, duke zbuluar kështu mesazhin e thellë të librit: kujdesi, këmbëngulja dhe dashuria për natyrën mund ta transformojnë të ardhmen: edhe duke filluar nga mbjellja e një fare të vetme, mund ta ndryshosh botën. Biblioteka u mbush me zëra kureshtarë dhe dëgjues të vëmendshëm,...

Continue Reading →