Ditën e enjte, në datën 22 janar, në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës.
Diskutim për librin “Njeriu që mbillte pemë” në televizionin MCN
Në studion e MCN, Jeta Hamzallari, redaktore përgjegjëse te Dituria, foli me gazetaren Etelina Nikolla, për librin "Njeriu që mbillte pemë", shkruar nga Jean Giono dhe përkthyer nga Saverina Pasho, "një histori që ngjan si përrallë, një përrallë që ka aromën e një historie të vërtetë", sipas një kritiku të njohur francez. #MCN #shtepiabotuesedituria #Njeriuqëmbilltepemë #JeanGiono #saverinapasho #creativeeurope
10 titujt e rinj të programit Creative Europe nga Shtëpia Botuese Dituria – Intervistë me drejtorin Petrit Ymeri
Drejtori i Shtëpisë Botuese DITURIA në një intervistë interesante për titujt e rinj që do të botohen në 2025-2027 në kuadrin e projektit "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë" mbështetur nga platforma e Europës Kreative.
Prezantimi i projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”
Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4