NJERIU QË MBILLTE PEMË shkruar nga Jean Giono, ilustruar nga O. Desvaux dhe përkthyer nga origjinali nga Saverina Pasho. Ndiqeni këtë trajler të bukur, për këtë libër shumë të veçantë, një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, libër që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Do të lexoni një histori të bukur për shpresën, mbijetesën dhe bujarinë. “Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë. Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë...
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës, për librin “Njeriu që mbillte pemë”
Në Bibliotekën e fëmijëve, në Durrës, sot prezantuam librin "Njeriu që mbillte pemë" me nxënës të klasës së katërt fillore të shkollës "Jusuf Puka", të shoqëruar nga mësuesja e tyre, Genta. Së bashku me përkthyesen, lexuam, dëgjuam dhe diskutuam historinë, duke reflektuar për vlerën e gjesteve të vogla dhe rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të tjerët, duke zbuluar kështu mesazhin e thellë të librit: kujdesi, këmbëngulja dhe dashuria për natyrën mund ta transformojnë të ardhmen: edhe duke filluar nga mbjellja e një fare të vetme, mund ta ndryshosh botën. Biblioteka u mbush me zëra kureshtarë dhe dëgjues të vëmendshëm,...
Poster i aktivitetit për librin “Njeriu që mbillte pemë” në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës
Ditën e enjte, në datën 22 janar, në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës.
Diskutim për librin “Njeriu që mbillte pemë” në televizionin MCN
Në studion e MCN, Jeta Hamzallari, redaktore përgjegjëse te Dituria, foli me gazetaren Etelina Nikolla, për librin "Njeriu që mbillte pemë", shkruar nga Jean Giono dhe përkthyer nga Saverina Pasho, "një histori që ngjan si përrallë, një përrallë që ka aromën e një historie të vërtetë", sipas një kritiku të njohur francez. #MCN #shtepiabotuesedituria #Njeriuqëmbilltepemë #JeanGiono #saverinapasho #creativeeurope
10 titujt e rinj të programit Creative Europe nga Shtëpia Botuese Dituria – Intervistë me drejtorin Petrit Ymeri
Drejtori i Shtëpisë Botuese DITURIA në një intervistë interesante për titujt e rinj që do të botohen në 2025-2027 në kuadrin e projektit "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë" mbështetur nga platforma e Europës Kreative.
Prezantimi i projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”
Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4