Blogu

“Princeshëza e Hënës” në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Një takim shumë interesant me të rinjtë ishte ai i Virgjil Muçit, autor i librit “Princeshëza e Hënës”. Takimin e hapi Mariana Ymeri, nga Shtëpia Botuese Dituria, e cila u shpreh që “për fat të mirë kemi edhe një princeshë, si princi i vogël i Exyperise, një princeshë që jeton në Hënë dhe që kujdeset që ky planet të mos ndotet, falë Virgjilit, shkrimtarit tonë”.

Virgjil Muci foli për historinë e librit si për një përrallë moderne, si një përrallë ku ngjarjet ndodhin në një planet tjetër. Por, libri ka edhe shumë pyetje të thella, sepse kjo është detyrë e shkrimtarëve, tha ai, të bëjnë pyetje dhe secili lexues t’u japë një përgjigje të vetën: Çfarë do të thotë të duash vendin ku jeton? Pse të rriturit shpesh harrojnë që është po aq e rëndësishme toka dhe mjedisi që i ushqen? Çfarë e bën një person vërtet të rëndësishëm? Astronauti ishte shkencëtar por një vajzë e vogël ia dilte t’i jepte mend, me sinqeritetin dhe dashurinë e saj për të tjerët.

Një pjesë e fëmijëve e kishin lexuar librin, me dëshirë e kureshtje e dëgjuan dhe i bene pyetje autorit të “Princeshës”.

#shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#FestivaliOpenmindopenheart#CreativeEurope