Blogu

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”, në Institutin arsimor Wilson

Në kuadrin e projektit europian “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë” të Shtëpisë Botuese Dituria, sot u hap festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”, që do të zhvillohet në 3 shkolla, Institutin arsimor Wilson, shkollën 9-vjeçare “Haki Shehu” Petrelë dhe Institutin Ramazan Kabashi”.

Shkolla e parë që na mirëpriti, ishte Instituti arsimor Wilson.

Në festival ishin të ftuar shkrimtarët shqiptarë Virgjil Muçi, Diana Çuli, Rajmonda Belli Gjençaj, Albana Nexhipi Lekaj, Ana Tisi, përkthyesit Agim Doksani, Astrit Beqiraj etj, dhe shkrimtari polak Tomasz Malkowski së bashku me ilustruesen Joanna Rusinek, autorë të librit “Djali që sheh me gishta”, që Dituria ka botuar së fundmi.

Botues kolegë nga Ombra Gvg, Dritan, Neraida dhe Papirus ishin pjesëmarrës në diskutimin për problemet e letërsisë për fëmije, menjëherë pas ceremonisë që u hap nga drejtorja e shkollës, Adriatike Xh Deda.

Drejtori i shtëpisë botuese Dituria, Petrit Ymeri foli për rëndësinë e aktiviteteve të tilla që promovojnë jo vetëm librin, leximet publike, takimet me autorë por sidomos “hapin mendjen dhe zemrën” me reflektimet që shkaktojnë dhe emocionet që krijojnë mes fëmijëve. Ky është një festival kushtuar fëmijëve dhe të rinjve, ku letërsia, arti, natyra bëhen bashkë për të edukuar krijimtarinë dhe bashkëjetesën.”

Festivalin e nderoi edhe z. Wojciech Unolt i Ngarkuar me Punë i ambasadës së Polonisë në Shqipëri, i cili foli për bashkëpunimin mes dy kulturave, për faktin që letërsia krijon ura të forta midis vendeve të largëta dhe tregoi përshtypjet e tij të mrekullueshme nga Panairi i Librit i Tiranës. Ambasadori shoqërohej nga këshilltarja për kulturën, znj. Magdalena Łasa, eksperte e medias në këtë ambasadë. TAkimin e pershendeten edhe te ftuarit e tjere.

#shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#FestivaliOpenmindopenheart#ambasadapolakeneshqiperi#CreativeEurope