Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4
Një bisedë për projektin e Europës Kreative
Nje bisedë me Luelën për librin. Për botimet, përkthimet dhe projektet e Europës Kreative. Edhe për IA në botime. #creativeeurope#luelamyftari#marianaymeri https://www.youtube.com/watch?v=nKvLixe_aeI
“Njeriu që mbillte pemë”, në shkollën Nehemia, Pogradec
"Njeriu që mbillte pemë" libri i Jean Giono, perkthyer nga Saverina Pasho, ka një potencial të jashtëzakonshëm edukativ dhe pedagogjik, është një tekst ideal për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët. Historia e Elzear Bufierit, me thjeshtësinë e saj, është veçanërisht e përshtatshme për shkollat për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë të reflektojnë mbi marrëdhënien midis njeriut dhe natyrës. I lumtë shkollës #Nehemia dhe sigurisht drejtuesve dhe mesuesve të saj, që e ka zgjedhur dhe e ka dramatizuar këtë libër, kaq bukur. I ftojmë edhe shkolla të tjera të punojnë me...
ExLibris: Një princ dhe një princeshëzë…
Nga Panairi Ndërkombëtar i Librit në Selanik!
Sot u promovua në Panair libri "Η Πριγκίπισσα της Σελήνης" (Princeshëza e hënës) me autor Virgjil Muçin, përkthyer në gjuhën greke e pajisur me një parathënie nga Eleana Zhako. Suksese këtij libri të mrekullueshëm, që me siguri do ta pasurojë bibliotekën letrare të lexuesit grek dhe shqiptar në Greqi. Ndërkaq libri është përkthyer edhe në gjuhën italiane dhe do të botohet së shpejti.
Përkthyesja Albana Nexhipi në TV Klan, për librin “Ikanakët”
Në librin "Ikanakët" të Mario Desiatit, përkatësia është thelbësore, por edhe e ndryshueshme, e brishtë dhe ndonjëherë kontradiktore. Njeriu ndihet i lidhur me një vend dhe, në të njëjtën kohë, edhe me një vend tjeter të huaj. Protagonistët e romanit kërkojnë një vend që mund ta quajnë "shtëpi" dhe zbulojnë se shtëpia nuk është vetëm vendi ku lindim, por edhe vendi ku mund të ndërtojmë lidhje autentike që na përcaktojnë se kush jemi. Libri i Desiatit, të cilin jua rekomandojmë, është në fakt një histori kolektive edhe e shoqërisë shqiptare: sa shumë histori ikanakësh kemi edhe ne. Falemnderit #Rudines që...
Botohet në gjuhën greke libri i Virgjil Muçit, “Princeshëza e hënës”
Botohet në gjuhën greke libri i Virgjil Muçit "Η Πριγκίπισσα της Σελήνης" (Princeshëza e hënës) nga Botimet Eurazia, përkthyer nga Eleana Zhako. Një histori e ndritshme si drita e hënës, që na fton të rikthehemi te imagjinata dhe magjia e rrëfimit. Libri do të prezantohet në Panairin e Librit në Selanik, në datën 9 maj. Shumë urime autorit dhe përkthyeses për këtë punë të bukur!
Përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj në TV Klan për librin “Ikanakët”
Përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj në TV Klan, te #Rudina për librin "Ikanakët" të Mario Desiatit, të sapobotuar nga Dituria.
Ashtu siç ka titullin: “Mrekullia e madhe” e Viola Ardones.
“Në Librari”, Agim Doksani për librin “Mrekullia e madhe”
Në emisionin "Në Librari" të Report Tv mund të ndiqni intervistën e përkthyesit Agim Doksani për librin MREKULLIA E MADHE të Viola Ardones.
DITA E TOKËS – Aktiviteti në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë
"Njeriu që mbillte pemë" dhe "Djali që e sheh botën me gishta", dy libra të botuar së fundmi mblodhën në një aktivitet të bukur nxënësit e klasave të katërta në shkollën "Besëlidhja", Lezhë, me mësueset e kujdesshme Lulëzime Celami, Liza Gjini dhe Drita Meshaj. Fëmijët ishin shumë entuziastë edhe për Booktuberin më të mirë, nismë e Diturisë për të nxitur e kultivuar dëshirën për të lexuar e folur më shumë për librin. #CreativeEurope