Vera e zhytjeve
Sara Stridsberg, Sara Lundberg
Përktheu: Sokol Demaku
Numri faqeve: 48
Çmimi: 600 lekë
Babai i Zoes nuk është në shtëpi. Ajo e sheh në fotografi, duke qeshur dhe luajtur tenis, por tani për tani mund ta vizitojë vetëm në një ndërtesë, me muret e lyera me një ngjyrë rozë të shëmtuar. Nganjëherë, babai i Zoes është aq i trishtuar, sa nuk do që ta takojë, por ajo shkon prapëseprapë. Ndërsa pret, Zoe takon Sabinën, e cila e fton të notojnë nëpër botë. Zoe mendon se është e pamundur, por Sabina i thotë: “Një vajzë mund të bëjë gjithçka që dëshiron”. Dhe të dyja zhyten në botë shumë herë atë verë, derisa, më në fund, babai i Zoes kthehet në shtëpi.
Rreth përkthyesit
Sokol Demaku
Sokol Demaku lindi në Drenicë, Kosovë. Shkollën e mesme pedagogjike e kreu në Prishtinë. Përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës, më 1977. Në vitin 2009 u diplomua për mësuesi në Universitetin e Göteborgut. Në vitin 2010 kreu studimet për pedagogji speciale në shkollën e lartë në Borås. Prej vitit 2007 është gazetar për gjuhën shqipe në programet internacionale të radio Sveriges. Prej gati dhjetë vjetësh drejton revistën e përmuajshme në gjuhën shqipe Dituria, që del në Suedi, si dhe radion "Dituria". Sokol Demaku është pedagog, publicist, shkrimtar e përkthyes. Anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Krijues Shqiptarë në Suedi dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë. Përkthyes i shumë veprave nga suedishtja në shqip: Sara Stridsberg, “Pesha e dashurisë” (Beckomberga. Ode till min familj, DITURIA, 2019); “Fakulteti i ëndrrave-Valeria: (Drömfakulteten. Valeria); Ulf Stark, “A di të fërshëllesh, Johana?” (Kan du vissla Johanna, DITURIA, 2016); “Arratisja e madhe” (Rymlingarna); Katarina Taikon, “Katitzi” (Katitzi, DITURIA, 2021); “Katitzi dhe qeni Suing” (Katitzi och Swing); “Katitzi arratiset” (Katitzi rymmer); “Katitzi në gropën e gjarpërinjve” (Katitzi i ormgropen, DITURIA, 2023). Torgu Lindgren, Drita (Ljuset-översättning); Jonas Hassen Khemiri, “Gjithë çka më kujtohet” (Allt jag inte minns), “Do të thërras vëllezërit e mi” (Jag ringer mina bröder), “Një sy i kuq” (Ett öga rött); Maria Frensborg 2017, “Zemërimi, Frika, Premtimi” (IRL - Ilskan. Rädslan. Löftet); Lars Westman, “Djali dhe Tigri” (Pojken och Tigern-övers); Mats Wänblad, “Gjueti diamantesh” (Diamantjakten-översättning).
